E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne Lezhe, kerkohet nderhyrje nga ajri

Vijon evakuimi i banoreve nga zonat e rrezikuara nga zjarri ne Lezhe, nderkohe qe 4 banesa jane shkrumbuar plotesisht nga flaket.

Nuk ka njoftime per deme ne njerez, nderkohe qe te tjera shtepi rrezikohen nga djegia.

Zjarri eshte perhapur me shpejtesi ne malin Vele dhe Kacinar, duke shkrumbuar 25 hektare pyje.

Terreni malor e ben te pamundur nderhyrjen nga toka te zjarrfikesve, ndaj autoritetet lokale kerkojne ndihmen e Ministrise se Brendshme per dergimin e mjeteve fluturuese per te vene nen kontroll situaten nga ajri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›