Librazhd, kapen klandestinët afganë
ELBASAN - Policia e Elbasanit zbulon katër shtetas afganë të cilët në mënyrë klandestine po udhëtonin nëpërmjet mauneve turke për transport mallrash. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se katër shtetasit afganë Samsak Khan 18 vjeç, Din Imanm 24 vjeç, Javrut Sadek Mohamend 43 vjeç dhe Han Zalmoi 25 vjeç, janë ndaluar pasi ndodheshin të fshehur në maunen me targa 06 AD 6886 me drejtues shtetasin turk Ballxhi Truk. Maunet me targa Turqie po vinin nga Qafë Thana në drejtim të qytetit të Durrësit. Policia ka ushtruar kontroll tre mjetet ku edhe ka zbuluar se ndodheshin të fshehur katër klandestinë afganë. Tre mjetet vinin nga Turqia, dhe kishin si destinacion portin e Durrësit. Mësohet se dhe tre drejtuesit e mjeteve me targa Turqie janë ndaluar nga policia e rrethit Librazhd. Ende nuk dihet nëse drejtuesit kishin dijeni për afganët në mjetet e tyre. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje.