E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Stop, radikalizimit në PS!

Deputeti i PS-së Arben Malaj është shprehur në takimin e "Lëvizjes për mendim ndryshe" sesfida për të ndaluar radikalizimin e PS-së është sfida që mund të përballohet dhe se për këtë sfidë ia vlen të sakrifikohesh.
PS-ja ka filluar të cënojë rëndë disa nga parimet jetike siç është demokracia e brendshme, mbledhjet janë bërë të tensionuar dhe mungon transparenca me publikun dhe mediat theksoi Malaj duke shtuar se PS-ja rrezikon të qëndrojë në opozitë për 8 vjet rrjesht sepse nuk ka lidership dhe se ky model drejtimi vështirëson fitoret politike të PS-së. Ai shtoi gjithashtu se bojkoti është një vendim i gabuar dhe duhet të gjendet kujajo për ta ndërprerë sa më parë këtë gabim. Në një parti me tendenca radikalizuese mbetet e vështirë për t'u bërë parti fituese shtoi Malaj duke theksuar se çdo përpjeke për të ndalur mendimin ndryshe vetëm e zgjat krizën në Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›