E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Mallakastër, Policia e Fierit: Po hetohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Policia e Fierit po heton edhe pistën e zjarrvënies së qëllimshme lidhur me zjarrin masiv në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Taulant Gjoka, tha për mediet se strukturat e Policisë janë angazhuar në operacionin për garantimin e sigurisë së banorëve dhe neutralizimin e flakëve.

“Ky është një operacion kompleks. Jemi të angazhuar të gjithë për të siguruar një perimetër sigurie dhe për të ndihmuar banorët e rrezikuar”, deklaroi Gjoka.

Ai bëri të ditur se disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për mbledhjen e të dhënave dhe sqarimin e statusit të tyre lidhur me dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjoka u bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes me mjedisin dhe zjarret, si dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë për çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›