E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne banese, dyshohet per vetevrasje

Nje 33-vjecar humbi jeten mbreme vone pasi mori plage te renda sebashku me te dashuren e tij, qe bashkejetonin ne nje aprtament ne afersi te shkolles se mesme "Ali Demi" ne Vlore.

Ka qene nje fqinj qe ka hapur deren shtepise se tyre dhe ka pare Daut Selimajn dhe Klodiana Hoxhen te perfshire te dy nga flaket.

Selimaj eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por ka humbur jeten pa mberritur mire atje ndersa vajza eshte ne spitalin e Vlores ne gjendje kritike per jeten.

Policia nuk ka ende nje version zyrtar per shkaqet e ngjarjes se rende, nderkohe qe eshte duke mbledhur deshmi. Por deri tani dyshimet kryesore jane ato te nje vetevrasjeje nga ana e 33-vjecarit Selimaj, i cili ka tentuar qe bashke me veten te vrase edhe te dashuren e tij. Mesohet se ai bashkejetonte me te dashuren e tij, nderkohe qe kishte edhe nje lidhje martesore.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›