Zjarri në kompleksin “Arlis”, Sula urdhëron inspektimin e subjekteve private në pallat

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka ngritur një grup pune në lidhje me hetimin e shkaqeve të zjarrit që përfshiu dje pallatin në kompleksin “Arlis” në Tiranë.
Duke marrë shkas nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, me pasojë zjarr, Inpektori i Përgjithshëm ka urdhëruar kryerjen e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
/m.q/a.f/