E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarri në resortin e skive në Turqi, Begaj ngushëllon familjarët e viktimave

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi sot familjarët e viktimave të shkaktuara nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.

Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.

Numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në një vendpushim skish në Turqi ka shkuar në 66, deklaroi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›