E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PEKIN – Xi dhe Putini theksojnë lidhjet e ngushta, bëjnë thirrje për një sistem ndërkombëtar në OKB

MOSKË/PEKIN, 21 janar /ATSH- DPA/- Udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë theksuan lidhjet e tyre të ngushta në një video-telefonatë të zhvilluar vetëm një ditë pas ceremonisë së betimit të Donald Trump si presidenti i SHBA-së.

Ndërsa Trump mbrojti pretendimin e Uashingtonit për supremaci globale gjatë fjalimit të tij, udhëheqësi kinez Xi Jinping foli në favor të një rendi botëror të bazuar në rregullat e Kombeve të Bashkuara.

“Kina dhe Rusia së bashku mbështesin sistemin ndërkombëtar të përqendruar në OKB”, tha Xo, sipas televizionit shtetëror kinez.

Putini, i cili ka zhvilluar një luftë të plotë ndaj Ukrainës fqinje për gati tre vjet, vlerësoi bashkëpunimin ruso-kinez, duke thënë se ai stabilizonte politikën ndërkombëtare.

Kremlini tha se biseda e aleatëve shërbeu për të vazhduar koordinimin tradicional midis dy liderëve në fillim të vitit.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Rusisë, ndërsa Rusia është furnizuesja më e madhe e naftës në Kinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca janë anëtaret e përhershme të organit më të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, Këshillit të Sigurimit.

Secila prej këtyre kompetencave mund të vërë veton ndaj vendimeve të Këshillit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›