Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Veliaj: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi për shkaqet e zjarrit që shkrumbuan pallatin në Tiranë në rrugën “Sali Butka”.
Veliaj ka falënderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit që u përfshi nga zjarri. Ai siguroi familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.
“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit – jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit!
Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon”, shkruan Veliaj.
Përmbledhje:
/rtsh.al/