E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, ndërtuesi i tij kunati i famshëm i Fatmir Xhafës (EMRI)

Situata vijon të mbetet kritike në zonën ku u përfshi nga flakët fasada e pallatit pranë QSUT.

Zjarri u përhap menjëherë duke shkaktuar djegien e menjëhershme ndërsa shtëllunga tymi përfshinë zonën.

Si pasojë e agravimit të situatës banorët janë në panik dhe të shqetësuar. ndërsa dëmet në banesa janë të konsiderueshme.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjen e tyre për të shuar flakët. Gjithashtu janë shpëtuar edhe dy persona që ishin të bllokuar në pallat.

Ndërkohë mësohet se, pallati i përfshirë nga flakët është ndërtuar nga “Arlis”, kompani ndërtimi në pronësi të Armando Lilos, një emër i njohur për politikën, drejtësinë dhe median.

Kush është Armand Lilo?

Armand Lilo nga Pogradeci, është kushëriri i bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai njihet si kunat i Fatmir Xhafajt.

Madje në momentin që filloi ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-Uzinës, mbi lulishten 15 mijë metra katror, lejen e siguroi pikërisht nga dhëndri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë Tiranë.

Në vitin 2013, Armand Lilo u përfshi edhe në një konflikt pronësie në zonën e Yzberishtit. Sipas medias, bashkë me Ervis Nakjen, ai rrahu pronarin e truallit ku po ndërtonte një pallat dhe i plagosi atij të birin.

Në janar 2024, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë, ku u shkëput skela prej hekuri nga një pallat në ndërtim dhe plagosi rëndë dy qytetarë të rastit që po kalonin në trotuar.

Bëhet fjalë për kompleksin e pallateve me godina banimi dhe shërbimi 11, 12, 13 dhe 14 kate me 3 kate parkimi nëntoke, që po ndërtohet buzë lumit të Lanës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, edhe ky në ndërtim nga “Arlis”.

Ndërkohë, një raport i shërbimeve sekrete e ka skeduar Lilon për probleme të rënda ligjore. Madje Lilo ‘mori në qafë’ edhe anëtarin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, për shkak të kontakteve që Muçi kishte me Lilon, i cili konsideroj person i skeduar dhe me probleme ligjore.

Më herët, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe një kompani “Arlis Ndërtim”, si të favorizuar nga Bashkia Tiranë.

Skandali qëndron në faktin që kompania “Arlis Ndërtim”, me pronar Armand Lilo, ndërton pa leje dhe favorizohet nga Bashkia Tiranë duke u lejuar që të depozitojë dherat në landfillin e Sharrës pa asnjë pagesë, ndërkohë theksojmë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë 29 euro/ton mbetje dhe inceneratori nuk ekziston, pas 6 vitesh që nga firmosja e kontratës koncesionare.

Pa harruar edhe 7 katet pa leje në mes të sheshit Skënderbej, një rast ky unikal në botë dhe Bashkia e Tiranës apo institucione të tjera mbyllin sytë përpara një ndërtese gjigante dhe nuk i kërkojnë asnjë llogari, nuk veprojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›