Zjarrvenia Prefekti i Beratit kerkon ndeshkim

Identifikimin dhe daljen e autorëve përpara drejtësisë, kjo është kërkesa e Prefektit të qarkut të beratit pas situatës tepër të vështirë të krijuar nga zjarret të cilët iu afruan banesave në zonën muzeale të qytetit duke rrezikuar jetën e banorëve. Në një takim të shtabit të emergjencës prefekti Bujar Hoxhaj vlerësoi angazhimin maksimal të forcave zjarrfikse dhe atyre të ushtrisë.
"Ky zjarr është i qëllimshëm, forca e ligjit do të bjerë mbi këdo me këta njerëz të cilët të pamëshirshëm. Unë nuk do ti konsideroja vrasës me pagesë, po më shumë se sa kaq. Ata janë vrasës masivë të cilët nuk marrin jetë njerëzish po marrin mushkërinë e qytetit të Beratit", tha Bujar Hoxhaj, prefekti i Beratit.
Dy ditë më parë zjarri përfshiu plantacionet me ullinj në fshatin Bilcë duke vënë në rrezik banesat e duke u shtrirë si pasojë e erës edhe në plantacionet me ullinjë dhe shumë pranë banesave të fshatit Drobonik. Nëpër kodrat e kësaj zone si pasojë e flakëve të zjarrit kanë shpërthyher gjatë gjithë natës dhe municione të ngelura nga viti 1997 çfarë ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të zjarrfikëses dhe forcave të ushtrisë që punonin për shuarjen e tij.
Olgera Muka