Doganat serbet kercenojne me rikthim te barrikadave

Serbët e veriut të Kosovës kërcënojnë me rikthim të barrikadave si kundërpërgjigje ndaj dërgimit të doganierëve shqiptarë në pikat kufitare me Serbinë. Ministri për Kosovën pranë qeverisë serbe, Goran Bogdanoviq u ka bërë thirrje serbëve të veriut të bashkohen dhe të mbrojnë interesat e tyre. Edhe pse kërkoi që gjithcka të kryhet paqësisht, Bogdanoviq nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit të barrikadave në rast se Prishtina tenton, siç tha ai- dhunshëm, dërgimin e doganierëve në pikat kufitare.
Ndërkaq, sikurse raporton agjencia e lajmeve Kosovapress, delegatët e të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësive të komunave veriore të Kosovës, kanë zhvilluar mbrëmjen e së martës një takim të jashtëzakonshëm në veri të Mitrovicës ku kanë kërkuar nga Kuvendi i Serbisë që të deklarohet rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel për vulat e doganave dhe diplomave. Në përfundim të takimit kjo bashkësi doli me qëndrimin se marrëveshja për vulat, doganat dhe diplomat e arritura në Bruksel,është e papranueshme për serbët e veriut të Kosovës.