SHBA qellohen pese anetare te gardes ne Nevada

Pesë anëtarë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa hanin darkë në një restorant në Nevada. Zyrtarët thanë se dy nga anëtarët e Gardës dhe një person tjetër vdiqën menjëherë gjatë shkëbimit të zjarrit në kryeqytetin e Nevadas, në Karson Sity, ndërsa një anëtare e gardës, vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Dy anëtarët të tjerë të Gardës, të cilët u vranë, ishin në mesin e shtatë njerëzve të plagosur në këtë incident.
Policia njoftoi se personi që qëlloi ishte Eduardo Sencion rreth 32 vjeç e ka përdorur një pushkë të tipit AK-47 për të sulmuar anëtarët e Gardës të cilët-që të gjithë, ishin të veshur me uniforma. Zyrtarët thanë se vrasësi i dyshuar, pas ngjarjes, qëlloi dhe veten e humbi jetën më pas në spital. Policia ka filluar menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen ndërsa nuk dihet ende motivi i sulmit, megjithëse përjashtohet që të kishte të bënte me rolin ushtarak të viktimave. Vrasja është dënuar menjëherë dhe nga Departamenti amerikan i mbrojtjes, i cili e ka quajtur ngjarjen “një humbje të pakuptimtë jetësh”.
Delina Bitraku