Tirana mund Shkumbinin me rezultatin e pastër 2-0
Tiranë - Skuadra e Tiranës arriti të mposhtë Shkumbinin e Peqinit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Qemal Stafa”. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Agustin Kola e konfirmon veten si rivalja më e denjë e Vllaznisë kryesuese në luftën për titull.
Tirana shënoi golin e parë në minutën e 27-të me anë të futbollistit Andi Lila. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të vendasve për të shënuar golin e dytë. Në minutën e 72-të është Ansi Agolli që siguron fitoren e Tiranës duke shënuar golin e dytë.
Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 36 pikëve, një më pak se Vllaznia e vendit të parë. Pas Tiranës vjen Dinamo dhe Besa me nga 26 pikë.
/Gert Sallaku/