E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Ideja e Ramës për ministra jo deputetë, amatoreske dhe me thelb totalitar

precNjë prej mbështetësve të opozitës deri para bashkimit të saj me LSI-në, Preç Zogaj, e ka cilësuar si amatoreske dhe me thelb totalitar, idenë e kreut të PS-së, Edi Rama, për një qeveri të përbërë nga ministra që nuk do të jenë deputetë. Sipas Zogajt, ky model nuk shihet në asnjë vend të Europës. Për më tepër, ai thotë se ky propozim është edhe antikushtetuese.

Kjo është një ide amatoreske, me thelb totalitar. Nuk e gjejmë në asnjë vend të Bashkimit Europian. Arsyeja është e thjeshtë: ideja në fjalë bie ndesh me parimet madhore të përgjegjësisë dhe autoritetit në politikë, që janë parasë gjithash përgjegjësi dhe autoritet vote. Qëkurse zoti Rama e hodhi për herë të parë këtë ide, e konsiderova një shpikje shqiptare pa kuptim, produkt iatyre eglendisjeve mendore boshe, kur nuk gjen dot përgjigje të thjeshta për problemet e publikut dhe u qepesh të mëdhave; apo kur ke hallin si të ushqesh me iluzione ata që nuk do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë, duke u dhënë mesazhin se do të jeni ministra, dhe ata që do të jenë në zonën e rrezikshme të listave, duke u dhënë mesazhin se jeni të sigurt, pasi të parët e listave do të hyjnë në qeveri dhe vendin e tyre në Kuvend do ta zini ju.

Në një qeveri me katërmbëdhjetë ministra mund të ketë një, dy apo edhe tre ministra pa mandate deputeti, që kanë gjithsesi një angazhim apo përkatësi politike të dallueshme, por vendosja e papajtueshmërisë deputet-ministër si kriter dhe kusht për të marrë pjesë në qeveri është një koncept antikushtetues. Deputeti nuk është i detyruar të lërë mandatin, pa të bëhet ministër. Kjo do të thotë që në zbatimin konkret të idesë, ministrat të heqin dorë nga mandati vullnetarisht, me marrëveshje. Asnjë deputet i profesionit nuk do të jetë i prirur ta bëjë këtë. Sepse kjo do të thotë të dorëzosh me duart e tua fuqinë, dinjitetin, sigurinë dhe lirinë e mbështetur në votë. Vetëm deputetët rishtarë apo ata pa shumë përvojë do të pranonin kushtin. Rrjedhimisht, ose do të kemi një qeveri me ministra të improvizuar miqsh e shokësh që nuk kanë kaluar fare në kudhrën e votës, ose do të kemi një qeveri të dobët, me ministra të trembur dhe të kastruar politikisht, që do të kenë fatin e keq të shtypen si sanduiç midis autoritarizmit të kryeministrit në një anë, që mund ti flakë kur të dojë, dhe parlamentit të ustallarëve, në anën tjetër. Publiku nuk mund ta dojë një qeveri që gdhihet e ngryset me lepurin e pasigurisë në bark. Kjo është në kundërshtim me arsyen themelore për të cilën votohet në demokraci: për të nxjerrë qeverisjen. Pikërisht këtë arsye heq ideja absurde e qeverisë pa mandate, shprehet Zogaj./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›