E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Ikja e Ndokes, demtoi koalicionin

Koordinatori i Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj, deklaron se Partia Socialiste duhet te krijoje koalicionin me te gjere te mundshem per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, kryesocialisti Edi Rama duhet te shmange largimet nga koalicioni te forcave te ndryshme, duke iu referuar ikjes se Partise Demokristiane. Zogaj shprehet se zgjerimi i koalicionit eshte nje detyre qe e percakton Kodi Zgjedhor, pavaresish peshes politike qe kane forcat aleate. "Ky eshte nje sistem i koalicioneve. Nje sistem ku ne rend te pare eshte koalicioni dhe jo partia e madhe. Partia Socialiste, si partia me e madhe e opozites ka barren, pergjegjesine, barren apo detyrimin per te nderuar koalicionin me te gjere te mundshem te te gjitha forcave opozitare", - tha Zogaj dje ne nje prononcim per "ABC News". Ai shton se PS-ja nuk duhet te shohe vetem tek partite politike aleatet e mundshme, por edhe grupimet dhe shtresat e ndryshme te shoqerise. "Duhen pare te gjitha shtresat dhe grupimet shoqerore qe kane manifestuar qendrime opozitare", - thote Zogaj. Duke u ndalur ne largimin e PDK-se se Nard Ndokes nga koalicioni opozitar, Zogaj shprehet se kjo eshte nje levizje e gabuar e drejtuesve te saj. Ai thekson se koalicionet duhet te jene sa me te medha dhe formimi i tyre eshte detyre e partive te medha. Koordinatori i Opozites se Bashkuar shton se perpjekjet e opozites per te korrigjuar sistemin zgjedhor ishin maksimale, por nuk ishin vetem ne doren e Partise Socialiste. Sipas tij, duhej nje bashkepunim PD-PS per te mundesuar ndryshimin e rregullave te ligjit elektoral. "Perpjekjet e opozites, te PS-se per korrektimin e sistemit zgjedhor u zhvilluan ne drite te diellit. Nuk mund te themi se pati nje loje me hile ne kete mes. PD e refuzoi dhe ne kete rast PS nuk mund te imponohej. Une e kam thene kete gje gjithmone dhe kam pasur dhe debate me koleget, sepse nuk mund te imponohet nje qendrim per sistemin zgjedhor, sepse sistemi ose pranohet nga dy te medhenjte, ose nuk kalon", - tha Zogaj. Ai shprehet se argumenti i PDK-se per largimin nga koalicioni, pasi PS nuk u imponua per sistemin, eshte nje argument qe nuk qendron. Por, ndersa kritikon largimin e Ndokes, apeli per kreun e PS-se eshte zgjerimi i koalicionit duke afruar sa me shume forca. Sipas tij, Kodi Zgjedhor dikton nje numer sa me te madh partish dhe ikja e Nard Ndokes nuk shkon ne filozofine e zgjerimit te koalicionit te Partise Socialiste.

Rama per koalicionet

Ndersa koordinatori i Opozites se Bashkuar i sugjeron kreut te PS-se krijimin e nje koalicioni sa me te madh, Rama deklaron se "nuk do t'i lutet" asnje force politike per t'u bere pjese e PS-se. Ne intervisten e fundit qe ka dhene per mediat, i pyetur mbi ndertimin e koalicionit, Rama ka perjashtuar mundesine e berjes se koalicionit me partine e re te ish-presidentit Bamir Topi dhe partine e krijuar nga ish-nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Ndersa ne lidhje me LSI-ne, Rama ka theksuar se ajo eshte nje force ende ne qeveri dhe nuk ka kuptim berja e nje koalicioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›