E Diel, 1 Nëntor 2026

PRIVATIZIMET INSTAT: Cmimet rriten lehte, por inflacioni nen kontroll Eglantina Nasi

Megjithese ka shenuar nje rritje te lehte gjate muajit shtator, treguesi i inflacionit rezulton qe te jete ende brenda planifikimeve te bera rreth tij prej eksperteve te ekonomise shqiptare. Nje fakt i tille konkludohet nga te dhenat qe Instituti i Statistikave ka publikuar mbi indeksin e cmimeve te konsumit per muajin shtator te ketij viti. Sipas tyre, rezulton qe inflacioni ka shenuar nje rritje prej 0.2%, krahasuar me muajin e meparshem. "Por, ndersa nje vit me pare ky ndryshim ishte ne nivelin prej 2.8%, ndryshimi vjetor ne muajin shtator eshte 2.6%", saktesojne ekspertet e INSTAT-it, Duke konfirmuar ne kete menyre se treguesi i inflacionit, rezulton te jete ende poshte nivelit prej 3%, i cili eshte parashikuar si niveli i siperm i tij. Nga ana tjeter, te dhenat e Institutit te Statistikave, tregojne se ne teresi, edhe atje ku vihet re nje rritje e cmimeve pergjate muajit shtator, ajo ka qene e ulet dhe jo ne gjendje per te kapercyer limitet qe kane vendosur rreth tyre ekspertet. Konkretisht, sipas tyre, krahasuar me muajin e meparshem, gusht 2012, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 0.5% ne muajin shtator. Sikunder thuhet se rritje ka pesuar edhe indeksi i grupit "zarzavate, perfshire patatet", perkatesisht me nivelin prej 0.8%. "Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te kastraveceve me 8.2%, fasuleve dhe lakres me 6.7%, patellxhaneve me 2.8%, patateve me 1.9%, si edhe uljen e cmimeve te spinaqit me 9.7%, lulelakres me 5.6%, bishtajave me 4.1% etj.", - saktesohet mes te tjerash ne raportin e lartpermendur te INSTAT-it, mbi indeksin e cmimeve te konsumit per muajin shtator te ketij viti. Per te vijuar me tej, me rritjen e indeksit te nengrupit "fruta", respektivisht me nivelin prej 0.9%. "Ku mund te permendim rritjen e cmimit pjeshkave me 11.2%, portokalleve me 8.2 %, kivit me 6.8 %, limoneve me 4.1%", shton raporti i lartpermendur. Per te perfunduar me rritjen e cmimeve edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve, si ajo ne nengrupin "qumesht djathe e veze" dhe "vajra dhe yndyra" ne nivelin prej 1.2 %, apo "peshk" 1.7%, "mish" 0.1 %, etj. "Indeksi i grupit 'Pije alkoolike dhe duhan' ka shenuar nja rritje prej 1.6 %, rritje kjo qe ka ardhur si rezultat i rritjes se cmimit te duhanit me 3.1%", - erfundon raporti i Institutit te Statistikave lidhur me kete tregues.

Ulje vetem cmimet e qirave, ujit dhe energjise

Ndersa thuajse te gjitha grupet e konsumit kane shenuar rritje te lehte cmimesh gjate muajit shtator te ketij viti, duket se perjashtim prej kesaj dukurie ka bere vetem grupi "Qira, uje lende djegese dhe energji", i cili, sipas eksperteve te INSTAT-it, gjate tij, shenoi nje ulje prej 1.0%. "Brenda ketij grupi cmimi i qirave te banesave shenoi nje ulje prej 2.3%", saktesojne ekspertet e INSTAT-it. Duke vijuar me tej, se te tjera grupe qe kane shenuar rritje cmimesh gjate shtatorit kane qene edhe ai "Transporti", respektivisht prej 0.6%, si edhe cmimi i naftes, i cili shenoi nje rritje prej 1.5% apo ai i benzines nje rritje prej 2.4%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›