E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zogjtë rrëzojnë avionin, 40 të vdekur nga aksidenti ajror në Kazakistan, mbijetojnë 27 pasagjerë

Ky  është momenti  kur  një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, i cili u nis nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit.

???? Bird strike causes a plane en route from Baku to Grozny to crash at Aktau Airport

• The rescue teams are on-site, with reports of survivors https://t.co/AT9N6hcxuc pic.twitter.com/PpeALGFymX

— Anadolu English (@anadoluagency) December 25, 2024

Sipas informacioneve paraprake, piloti bëri një ulje emergjente  pasi u përplas  me një tufë zogjsh, për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës.

Autoritetet thanë se në bord ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Mediat raportojnë se 40 prej tyre humbën jetën, ndërsa 27 persona  kanë shpëtuar, mes tyre 3 fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shpëtimi që ndihmuan në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, ndërsa dhjetëra zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve në vendngjarje. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›