E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita lëviz mbi shinat e mashtrimit

Kryeministri Berisha ka deklaruar se dogma dhe mashtrimi janë shinat me të cilat lëviz opozita dhe mbetet e gozhduar në to. Duke folur në seancën për raundin e tretë të votimit për presidentin e ri, Berisha paraqiti edhe njëherë takimet që janë bërë në dy raundet e para mes opozitës dhe mazhorancës.

 
“Në përputhje me marrëveshjen e 2 shtatorit 2009, me LSI nisën dhe negociatat për zgjedhjen e presidentit. Pasi u arrit dakordësia me LSI ishte ftesa që iu bë Ruçit me Patozin për cështjet e modaliteteve. Mos kujto se me letra do më heqësh mua. Në këtë takim nuk ishte Berisha që shkroi editorialin e kërkonte të rrëzonte me çdo kusht Sali Berishën nga procesi. Nuk ishte Berisha që hartoi ultimatumin me 4 pika që i dorëzoi të mandatarit të PD. Përkundrazi PD erdhi drejt jush për të diskutuar ato që kishte rënë dakord koalicioni qeveritar. A mund ti bëj të dyja edhe Sali Berishën djathtas edhe Sali Berishën Majtas? Në vend të një tryeze ku diskutohej për modalitete morëm ultimatume. Sot është ora e sinqeritetit" deklaroi Berisha.

vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›