E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zona e Errësirës” bartet në ardhmëri

Po përgatitet një version i ri i filmit “Zona e Errësirës” (The Twilight Zone), që do të jetë një produksion i Leonardo Dicaprio, megjithëse deri më tani nuk dihej se cilin nga përfundimet e “e errëta” ekipi filmik do ta përzgjidhte për rrëfim filmik.

Portali SlashFilm njofton se filmi i ri do të përcjellë jetën e një piloti që teston aeroplanët, i cili në njërën prej “lodrave” të tij të reja arrin të thyej murin zanor, për të zbuluar ndërkohë se kishte ateruar në vendin e njëjtë, por 96 vite më vonë.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të luaj në filmin e ri, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti, njofton SlashFilm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›