Zona e ndalim- fluturimit mbi Libi NATO merr kontrollin

NATO-ja ka marrë komandën e operacioneve që synojnë vendosjen dhe ruajtjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi. Kreu i Aleancës, Ander Fogh Rasmusen nënvizoi megjithatë se aspektet e tjera të operacionit do të mbeten në duart e koalicionit aktual. NATO-ja ka qënë e mbërthyer nga mosmarrëveshjet nëse duhet të merrte apo jo drejtimin e operacionit të mandatuar nga rezoluta e Këshillit tw Sigurimit për Libinë.
Koalicionit i është shtuar një tjetër kontribues, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të dërgojnë 12 aeroplanë luftarakë për t'iu bashkuar aleatëve ndërkombëtar. Emiratet pas Katarit janë bërë vendi i dytë arab që dërgon aeroplanë luftarakë në misionin në Libi.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vazhduar sulmet e forcave ndërkombëtare ndaj caqeve të Gadafit. Rreth 14 sulme me raketa Tomahauk janë regjistruar gjatë natës. Aeroplanët e forcave aleate kanë goditur qytetin strategjik të Shabas, 800 km larg nga Tripoli, kurse forcat ajrore franceze rrëzuan një aeroplan libian që gjendej mbi qytetin e Misratës që kontrollohet nga forcat kundër Gadafit. Sipas kreut të Kombeve të Bashkuara .