Bjellorusia e pergjysmuar ekipi pa 7 lojtare

Kombëtarja e Bjellorusisë ka mbërritur e përgjysmuar në Tiranë në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Shqipërisë për eliminatoret e Euro 2012 në grupin D. Skuadra e drejtuar nga gjermani Bernd Shtange nuk do të ketë në dispozicion shtatë futbollistë, mes tyre dy prej futbollistëve më të rëndësishëm bjellorusë, mesfushori i Shtutgartit, Aleksander Hleb dhe sulmuesi i Barit në kampionatin italian, Vitali Kutuzov.
Pas shumë aludimesh se dëmtimi i të dy futbollistëve ishte një sajesë e bjellorusëve për të përshtjelluar drejtuesit e kombëtares shqiptare, mugesa e tyre është konfirmuar, pasi nuk kanë qenë pjesë e skuadrës që në mesditën e të premtes u akomodua në një prej hoteleve të Tiranës. Mungesat e shumta në radhët e Bjellorusisë favorizojnë kombëtaren kuqezi, por trajneri Bernd Shtange ka bërë të ditur se skuadra e tij do të zbresë në “Qemal Stafa” për të vazhduar ëndrrën e saj për t’u kualfikuar në kampionatin Evropian.
Bjellorusia ka tetë pikë në vendin e dytë të grupit, tre më shumë se përfaqësuesja shqiptare, ndërsa përballja e së shtunës shihet si mundësia e artë për të thelluar diferencën dhe për t’iu afruar më shumë Francës, e cila mban vendin e parë në klasifikim.
Nertan Prifti