Qender per femijet Rama ndihme familjeve te varfra
Tiranës i është shtuar një qendër e re sociale, e cila do të ofrojë ndihmë për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, u shpreh se kjo qendër do të jetë një strehëz për të gjithë fëmijët, dhe do të ofrojë shërbime të ndryshme, strehim, ushqim, dhe argëtim 24 orë.
"Do të mund të gjejnë asistencë ata të cilët në rast të kundërt do të mbeteshin mes katër rrugëve në orë të vështirë të natës, dhe qoftë gjatë një ditë pa përkrahje dhe kjo është një qendër e re dhe një tjetër hap i ri dhe i madh përpara drejt një Tirane europiane", tha Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Qendra e re sociale "Një jetë plot ngjyra" është një strehëz e ndërtuar dhe e financuar dhe nga donatorë të huaj, në bashkëpunim me bashkine e Tiranës.
Edlira Sulejmani