E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për lustrim në krizë

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 19:00

Komisioni për lustrim për verifikimin e dosjeve është në krizë, pas bojkotit të dy kandidatëve të propozuar nga opozita.

Bllagoja Geshovski dhe Janaqe Vitanoski kanë braktisur seancën e fundit të komisionit, duke shprehur pakënaqësi në punën e kryetarit të komisionit, Tome Axhiev.

"Axhiev nuk pranoi vërejtjet tona rreth punës së komisionit, ndërsa sipas afateve të precizuara kohore, atij i ka skaduar mandati i kryetarit, por ai vijon detyrën, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe bën politikë sipas tekeve të tij", theksoi Geshovski.

Mungesa e zgjedhjes së kryetarit të ri të komisionit po bëhet për shkak se pushteti nuk siguron mazhorancën absolute për të zgjedhur kryetarin e ri.

Dy kandidatët që po vijojnë bojkotin kanë theksuar se nuk janë pajtuar që të lustrohen vetëm ish-funksionarët shtetëror, por ata kanë kërkuar që kjo të ndodhë edhe me funksionarët aktual shtetëror. Komisioni për lustrimin së fundi po verifikon të gjithë ish-funksionarët shtetëror dhe lidhjet e tyre me shërbimet e kaluara sekrete. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›