E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e zgjedhura: Zgjedhjet, bllokohet marrëveshja PD-PS

Komisioni i Reformës Zgjedhore

PD kundër kërkesave të PS për 10 zona zgjedhore të barabarta me nga 14 deputetë dhe dorëheqjes së zyrtarëve të lartë para kandidimit.

Mungon konsensusi në Komisionin e Reformës Zgjedhore për dorëheqjen e zyrtarëve dhe listat.

Gjiknuri: Në zgjedhjet 2013 të jenë 10 qarqe me 14 deputetë.

Në një kohë që PD dhe PS po bëhen gati të kalojnë tre kapituj të Kodit Zgjedhor në Komisionin e Reformës, janë ende të paktën edhe dy çështje për të cilat ende nuk ka konsensus. Dorëheqja e zyrtarëve që do të jenë kandidatë në zgjedhje dhe numri i kandidatëve në një zonë zgjedhore janë pikat e reformës zgjedhore, për të cilat palët janë ende larg njëra-tjetrës. Me gjithë kontaktet e shumta mes ekspertëve të dy forcave kryesore politike, ajo që është konfirmuar deri tani është fakti që PD-ja nuk heq dorë nga qëndrimi i saj. Konkretisht, PS ka propozuar që zyrtarët e lartë të japin dorëheqje nga funksionet para përfshirjes së tyre në garë. Por, demokratët nuk e kanë përkrahur këtë propozim të socialistëve. Këta të fundit i referohen pikërisht nenit 69 të Kushtetutës, i cili parashikon kategorinë e zyrtarëve që duhet të japin dorëheqjen para kandidimit. Ata janë: gjyqtarët, prokurorët, ushtarakët e shërbimit aktiv, punonjësit e Policisë dhe të sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatikë, kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore, të parashikuar nga ligji. Sipas PD-së, asnjë person që nuk u përket këtyre kategorive nuk është i detyruar të japë dorëheqjen para kandidimit. Çështja e dytë ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve në një zonë zgjedhore. PS-ja kërkon që numri i kandidatëve të jetë i njëjtë me numrin e deputetëve që nxjerr ajo zonë, ndërsa demokratët, nga ana e tyre, kërkojnë që si në vitin 2009, ky numër të jetë i pakufizuar.
Gjiknuri
Në një prononcim për mediat, bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, bëri të ditur dje se Komisioni pritet ta mbyllë kapitullin e listave javën e ardhshme. Në këto ndryshime do të saktësohet heqja nga lista e të gjithë atyre personave që janë mbi 100 vjeç. Ndërkohë, ata që janë ende gjallë mund të bëhen sërish pjesë e listës duke njoftuar gjendjen civile. Sipas tij, në këtë projekt kemi reflektuar ato garanci që kemi kërkuar me kohë dhe që kanë të bëjnë me aksesin dhe integritetin e procesit të përgatitjes së listës së zgjedhësve, shprehet Gjiknuri. Një tjetër propozim i socialistëve që u shkon për shtat edhe partive të vogla, është ndryshimi i zonave zgjedhore. PS-ja propozon që në zgjedhjet e ardhshme të mos kemi ndarje me 12 zona zgjedhore, por me 10 të tilla dhe me numër të barabartë deputetësh: 14. Për ta bërë më proporcional sistemin, duhet të ishte riformatimi i zonave zgjedhore, që në Shqipëri të kishte zona zgjedhore fikse, p.sh. mund të ishin dhjetë zona apo gjashtë. Dhjetë zona do të ishin më të pranueshme, të ndara me 14 deputetë, shprehet Gjiknuri. Por, demokratët e refuzojnë kategorikisht këtë propozim, së pari për faktin se nuk është pjesë e paketës me 52 rekomandime të OSBE/ODIHR-it dhe, së dyti, se kjo ndarje nuk përkon me atë të ligjit për ndarjen administrative. Në mbledhjen që do të zhvillohet javën tjetër, do të miratohen edhe disa ndryshime në kapitullin e numërimit dhe të votimit.

Reforma zgjedhore
Pikat ku PD-PS bien dakord

.    financimi i fushatave zgjedhore
.    vendosja e kuotës 30 për qind të grave në lista
.    rritja e sanksioneve për komisionerët që prishin procesin
.    kapitulli i Kodit për mbulimin e fushatës nga mediat
.    ndryshimet e dispozitave për listat e zgjedhësve

Pikat ku PD-PS nuk bien dakord
.    dorëheqja e zyrtarëve që do të kandidojnë
.    caktimi i numrit të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore
.    caktimi i periudhës së reklamës qeveritare
.    ndryshimi i zonave zgjedhore
.    ndryshimi i sistemit zgjedhor

Takimi
Komisioni i Reformës Zgjedhore do të marrë pjesë të hënën dhe të martën në tryezën me temë Teknologjitë e reja në zgjedhje dhe Administrimi i zgjedhjeve, që do të organizohet nga OSBE/ ODIHR-i. Fjalimet përshëndetëse do të mbahen nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetari i Prezencës, ambasadori Eugen Volfarth, e ngarkuara me punë e ambasadës britanike, Elizabeth Evans dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Europës, Marco Leidekker. Gjatë kësaj tryeze dyditore pritet që të prezantohen disa modele sa i takon votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

PE: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda disa javëve

Parlamenti Europian u bën thirrje forcave politike në Tiranë të mbyllin brenda disa javëve reformën zgjedhore. Eurodeputeti Libor Rouçek, ish-raportues për Shqipërinë, vlerëson konsensusin e fundit mes PD-së dhe PS-së, por e shikon shumë të rëndësishme që një nga 12 rekomandimet e BE-së të përfundojë sa më shpejt. 12 rekomandimet janë në tryezë, ato po plotësohen hap pas hapi. Duhet ruajtur ritmi i reformave dhe forcat politike në Shqipëri duhet të sigurojnë që rekomandimet do të zbatohen. Ajo që është thelbësore për mua në javët e ardhshme dhe muajt e ardhshëm është përfundimi i punës për reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, Komisionit të Venecias, në mënyrë që të evitojmë situata si ajo e zgjedhjeve të shkuara, ku të dyja palët nuk ishin dakord për procedurat dhe, si rrjedhim, nuk ishin dakord për rezultatin, tha Rouçek. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që palët të përqendrohen te kjo reformë, në mënyrë që ajo të përfundohet brenda disa javëve, pasi vitin tjetër ju keni zgjedhje të përgjithshme. Këtë vit ndodh edhe zgjedhja e Presidentit, por ai zgjidhet nga Parlamenti, dhe jo nga qytetarët. I pyetur nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në tetor, ai tha: Nëse kjo do të  vazhdojë të funksionojë, atëherë rezultati do të reflektohet në raportin e Komisionit Europian. Asnjë nuk do ta përjashtojë Shqipërinë. Ne kemi zhvillime pozitive në Mal të Zi, në Serbi, Maqedoni dhe së fundi dhe në Bosnjë. Ndaj shpresojmë që do të vijnë shenja pozitive edhe nga  Shqipëria.

Mediu: PD-PS, jo formulë për të na rrëmbyer deputetë

PR do drejtohet me dy kryetarë, ku një do jetë grua

Kreu i PR, Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u kërkoi dje dy forcave kryesore politike që të mos përdorin formula përjashtimi për partitë e vogla. Kreu i PR-së e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Forumin e Gruas Republikane. Në një kohë që ekspertët e PD-së dhe PS-së po punojnë në kapitullin e administrim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›