Ndalohet 22 vjeçari me 4 kg lëndë narkotike, e bleu ne Lazarat
GJIROKASTER- Një 22 vjeçar u ndalua nga policia e Gjirokastrës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi posedonte 4 kilogramë lëndë narkotike.
Burime nga Drejtoria e Policisë në Gjirokastër bënë të ditur se "Ermal Toro, 22 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, në momentin e ndalimit po transportonte lëndë narkotike, të cilën e kishte blerë në fshatin Lazarat dhe do ta çonte për ta shitur në qytetin e Fierit".
Sipas burimeve, 22 vjeçari do të hetohet për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
(d.b/BalkanWeb)