Zonja Klinton gjeti një Shqipëri të bukur dhe një qeverisje të mirë
Investimet e mëdha në infrastrukturë, rritja e prodhimit të përgjithshëm të ekonomisë, shndërrimi i vendit në një faktor stabiliteti si dhe marrja e një valence rajonale, janë fytyra e re e Shqipërisë. Detajet e pritjes ishin të standardeve më të larta, të cilët e vunë re edhe nga interlokutorët amerikanë. Prej këtyre evidencave, erdhi edhe deklarata e sekretares Clinton se do ta bënin Shqipërinë shembull jo vetëm për rajonin, për shkak se kishte gjetur e kishte prekur “një Shqipëri të bukur dhe një qeverisje të mirë”
“Ju keni potenciale për të qenë një vend lider në rajon dhe në Botë”. Deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton u bë dje nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë. Në deklaratën konstatuese të saj, Sekretarja Clinton, biles as nuk e fshehu dëshirën, kënaqësinë por edhe nxitjen, se evidentimi i potencialeve të Shqipërisë ishin edhe trampolinoja më e mirë për tu bërë jo vetëm një vend lider, por edhe për të zgjuar xhelozinë te vendet e tjera të rajonit. Për të arritur deri te kjo deklaratë, sigurisht ajo është njohur paraprakisht me arritjet e vendit tonë.
Në këtë njohje, nuk ka si të mos mungojnë, investimet e mëdha në infrastrukturë, rritja e prodhimit të përgjithshëm të ekonomisë, shndërrimi i vendit në një faktor stabiliteti si dhe marrja e një valence rajonale, të cilat përbëjnë edhe fytyrën e re të Shqipërisë.
Ndërsa investimet e mëdha në infrastrukturë, rritja e prodhimit të përgjithshëm të ekonomisë, shndërrimi i vendit në një faktor stabiliteti, apo edhe marrja e një valence rajonale, janë suksese të evidentuara pas një pune kolosale, detajet e pritjes së djeshme të Sekretares amerikane të Shtetit, të cilat ishin të standardeve më të larta, ishin konfirmimi më i mirë i një fytyre të re të Shqipërisë.
Dhe kur ky konfirmim u vu në dukje edhe nga interlokutorët amerikanë, vlera e fytyrës së re të Shqipërisë shumëfishohet.
Dhe në morinë e këtyre konstatimeve dhe evidencave, nuk kishte si të mos vinte edhe deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, sipas së cilës do ta bënin Shqipërinë shembull jo vetëm për rajonin, për shkak se kishte gjetur e kishte prekur “një Shqipëri të bukur dhe një qeverisje të mirë”.