E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja Liri Berisha organizon ballon e bamirësisë në ndihmë të fëmijëve autistë

Fondacioni Shqiptar i Fëmijëve drejtuar nga zonja Liri Berisha ka organizuar ballon e bamirësisë për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve autistë. Mbrëmja Gala e Bamirësise, organizuar nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptare, ka mbledhur si çdo vit ajkën e shoqërise shqiptare. E cilësuar si balloja e përvitshme e bamirësisë, ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e biznesit dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Mbrëmjen e së mërkurës, dhjetëra të ftuar shkelën tapetin e kuq me veshje elegante dhe me një paraqitje të veçantë. Këtë vit të ftuar kanë qenë anëtarë të kabinetit të qeverisë, parlamentarë, ambasadorë dhe diplomatë të huaj, si dhe përfaqësues të bizneseve më të rëndësishme në vend. Sigurisht që nuk mungojë as kryeministri Sali Berisha i ftuar nga zonja e tij Liri Berisha. Ftesës për mbrëmjen Gala që ka mbledhur VIP-at shqiptar për të kontribuar për fëmijet në nevojë, i është përgjigjur edhe presidenti i kompanisë "Yldon" dhe televizionit "Ora News" , zoti Ylli Ndroqi.
Pas koktejit mirëprites, balloja e bamirësisë ka vazhduar në sallën e madhe të hotel "Sheraton", ku të ftuarit janë argëtuar me muzikë klasike nga Erjona Gjyzeli dhe banda e Genti Rrushit. Duke vazhduar pastaj me nxjerrjen e disa pikturave dhe veprave të tjera artistike në ankand në mënyrë që të intersuarit t'i blejnë ato në çmimin më të mirë të mundshëm dhe këto fonde të kalojnë në ndihmë të fëmijëve autistë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›