E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli/Euro shkëmbehet me mbi 1.5 dollarë pas 14 muajsh

Për herë të parë që prej gushtit të vitit të kaluar euro kapërcen kuotën kuotën e dollarit. Sot një euro shkëmbehet me 1.5 dollarë duke shënuar kështu edhe ngritjen më të madhe që prej gushtit të vitit 2008.
Kapërcimi i monedhës evropiane kundrejt dollarit amerikan ishte hamendësuar prej disa ditësh nga analistët.
Në mënyrë jo të drejtë, kartëmonedha e gjelbër ka pësuar rënie pasi vala e krizës ekonomike kohët e fundit ka përfshirë tregjet në bazë të disa raporteve tremujore të shoqërive të mëdha kuotuese.
Që prej gushtit 2008 euro nuk ka arritur të kapërcejë kartmonedhën amerikane, ndërkohë që prej muajit mars e deri më sot ka shënuar një rritje prej 20 % kundrejt dollarit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›