E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofendime mediave , FIFA nis hetim ndaj Maradonës

FIFA, ka nisur hetime lidhur me deklaratat e trajnerit të kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona pas ndeshjes kualifikuese me Kilin, e vlefshme për Botërorin 2010.
Në 15 shtator Argjentina e mundi ekipin e Kilit 1:0, dhe siguroi edhe kualifikimin në kampionatin botëror.
Mediat dhe tifozët në Argjentinë e kritikuan kombëtaren e tyre për lojë të dobët dhe mosangazhim gjatë ndeshjeve kualifikuese.
Maradona pas fitores ndaj Kilit i ka fyer dhe kritikuar ashpër mediat për shkrimet e tyre. Ish sulmuesi i Argjentinës ka thënë se nuk do të kërkojë falje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›