Vriten 5 ushtarë afgan
Pesë ushtarë afgan, janë vrarë sot në një shpërthim me bombë në provincën perendimore të Afganistanit, Herat.
Zyrtarët lokal thanë se ushtarët u vranë kur vetura e tyre hasi në një bombë përgjatë rrugës.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë lidhur me talibanët.