E Shtunë, 31 Tetor 2026

GreqiProtesta merr permasa gjigande

Nje greve e pergjithshme mbahet sot ne Greqi ku vendi do te paralizohet serish nga nderprerja e sherbimeve publike mbyllja e zyrave dhe dyqaneve si dhe greva ne aeroporte. Greva 48 oreshe vjen ne nje kohe kur Parlamenti grek pritet qe diten e enjte te votoje masat e reja shtrenguese. Greqia po lufton per te reduktuar nje deficit te madh te borxhit buxhetor duke u perballur keshtu dhe me protestat e vazhdueshme te cilat nga java ne jave jane bere me intensive.

Grevat kane perfshire pothuajse cdo sektor te ekonomise. Ajo eshte organizuar nga dy sindikatat e medha qe perfaqesojne punetoret publik dhe sektorin privat. Departamentet qeveritare bizneset zyrat dhe dyqanet do te qendrojne te mbyllura ku pronaret e bizneseve te vogla dhe shitesit do te marrin pjese ne greve per here te pare. Kontrolloret e trafikut ajror kane bere te ditur se me shume se 150 fluturime jane anulluar nderkohe qe nuk do te punojne as trenat autobuset apo taksite. Greva e diteve te fundit ka sjelle dhe ndotjen e rrugeve me mbeturina.

Kostas Tsikrikas kreu i sindikates se punetoreve ADEDY.
Ne do te dergojme nje mesazh me ze te larte per qeverine dhe sistemin politik besojme se pjesemarrja do te jete e madhe Forcat policore jane vene ne gatishmeri ne mbare vendin per te evituar incidentet nderkohe qe protesta jane lajmeruar dhe ne Selanik .

Qindra punetore jane mbledhur ne portin kryesor te Pireut ndersa qindra roje te burgut protestuan jashte ministrise se drejtesise. Ligjvenesit do te votojne sot dhe neser per masat shtrenguese . Ato perfshijne taksa me te larta shkurtime te metejshme te pensioneve dhe pagave si dhe pezullimin e marreveshjeve kolektive te punes.

Kryeministri Papandreu i ka kerkuar parlamentit qe te miratoje nje plan te ri shtrengimesh buxhetore ne menyre qe kreditoret nderkombetare ti japin atij vendi kestin prej 159 miliard dollareshNe duhet te kembengulim ne kete lufte si njerez si qeveri si nje grup parlamentar ne menyre qe vendi te fitoje ate tha ai. Papunesia ne Greqi eshte rritur ne mase te madhe 16.5 per qind ne muajin korrik duke ju afruar rekordit te vene ne muajin maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›