Zonja e Parë Teuta Topi, dhuratë një mjet motorik për paraplegjikun
TIRANE- Zonja e parë Teuta Topi i dhuroi Hysen Muhametit, një prej përfaqësuesve të shoqatës së invalidëve një mjet lëvizës motorik, në mënyrë që t'ia lehtësojë me aq sa është e mundur jetën e tij. Kjo dhuratë, e mundësuar nga filantropi holandez, Kees Dasselaar, që prej vitesh kontribuon në ndihmë të kësaj shtrese në Shqipëri iu dorëzua Muhametit në një ceremoni të thjeshtë e të ngrohtë në "Sallën Skënderbeu" në presidencë.
Zonja e parë, vazhdimisht ndjek dhe kontribuon për shtresat në nevojë dhe ka ndjekur aktivitetet e shoqatës së paraplegjikëve, shprehu edhe njëherë mbështetjen e saj për këtë shtresë të shoqërisë, duke nënvizuar se kujdesi për ta nuk është asnjëherë i tepërt.
Zonja Topi vërejti se është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të sensibilizohet për të ndihmuar personat në nevojë dhe veprat e bamirësisë, forcojnë solidaritetin, por edhe komunikimin qytetar. "T'i gjendesh pranë një personi në nevojë është shumë e rëndësishme, pavarësisht nivelit të ndihmës që ke mundësi të japësh", - u shpreh ajo në këtë aktivitet ku merrnin pjesë përfaqësues të shoqatës së paraplegjikëve. Hysen Muhameti dhe shoqëruesi i tij Zaim Elmazi falenderuan Zonjën e Parë për dhuratën e bërë, pasi do ta ndihmojë mjaft Muhametin të përmirësojë cilësinë e jetesës. Vetë Muhameti vlerësoi interesimin në vazhdimësi të presidentit Topi e Zonjës së Parë ndaj kërkesave e vështirësive të tyre, siç ishte së fundi edhe greva e urisë e disa përfaqësuesve të kësaj shtrese.