E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët në Shqipëri, paketa 175 euro për grekët

TIRANE - Vetëm pak vite më parë, nuk mund as të mendohej që qytetarët grekë mund të vinin në Shqipëri për udhëtime turistike. Kjo gjë përforcohej akoma më shumë po të shihje dhe qëndrimet gati-gati ndaluese ndaj shqiptarëve që pushimet e verës i kalonin në Shqipëri. Ky veprim i tyre nuk shihej pozitivisht, pasi paratë e tyre shpenzoheshin në Shqipëri dhe jo në Greqi. Por, kohët ndryshojnë dhe tashmë, përkrah destinacioneve më të njohura Evropiane, në agjencitë turistike në Greqi, mund të gjesh dhe paketa udhëtimi për në vendin tonë. “Kaloni Pashkët në Vorio Epir”. Ky është slogani i një oferte të publikuar vetëm pak ditë më parë në shtetin fqinj, ku agjencitë turistike kanë nisur planifikimin për të dërguar turist në pjesën jugore të Shqipërisë.

Është agjencia turistike “Iasontours”, e cila ka publikuar ofertë e saj për të kaluar 4 ditë në “Vorio Epir”, kundrejt shumës prej 175 euro për person. Në këtë guidë përfshihen udhëtimi, fjeta në hotele me 3 yje dhe guida. Referuar broshurës të publikuar nga kjo agjenci turistike mësohet se itinerari është Sarandë-Butrint-Himarë-Gjirokastër.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›