E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zonja e Parë e SHBA Jill Biden infektohet me COVID-19

Zonja e Parë Jill Biden ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe po përjeton simptoma të lehta. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Zonja e parë, është e vaksinuar dy herë ndërsa po merr Paxlovid, ilaçin antiviral të Pfizer. Kjo është hera e parë që ajo infektohet me COVID-19, raporton CNN.

Zonja e parë ndodhet aktualisht në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut, me Presidentin Joe Biden, i cili  fillimisht rezultoi pozitiv për Covid-19 më 21 korrik. Ai u izolua ndërsa po merrte një kurs Paxlovid, përfundimisht doli negativ më 27 korrik. Megjithatë, më 30 korrik ai rezultoi pozitiv për virusin përsëri pasi përjetoi një rast rikthimi, gjë që ndodh për disa njerëz që marrin Paxlovid. 

Biden do të ndjekë udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në kontakte të ngushta dhe do të mbajë një maskë për 10 ditë kur është brenda dhe në afërsi të tjerëve.

Jill Biden ka qenë një zë aktiv që inkurajon vaksinimet kundër COVID-19 që kur Presidenti mori detyrën. Ajo ka udhëtuar në 40 shtete, shumë prej të cilave ishin për ngjarje të lidhura me COVID që përfshinin diskutimin e vaksinave, planet e rihapjes dhe rëndësinë e vaksinave përforcuese. Ajo kaloi disa ditë verën e kaluar duke përshkuar jugun e Shteteve të Bashkuara duke iu lutur amerikanëve që t’i bënin vaksinat.

Zonja e parë është 71 vjeç, duke e bërë atë zonjën e parë më të vjetër në historinë moderne amerikane. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›