U përmbyt në vitin 1880, thatësira “rikthen” fshatin e humbur në Uells

Ndërsa nivelet e rezervuarit kanë rënë, fshati Llanwddyn në Uells, i përmbytur në vitin 1880 nga një kompani private uji, është rishfaqur, ashtu si një kamp romak në Spanjë dhe një qytet antik në Irak.
Qyteti me rritje të shpejtë i Liverpulit kishte nevojë për një burim uji të freskët dhe lugina Vyrnwy u zgjodh për ndërtimin e një dige dhe rezervuari. Fshati Llanwddyn u shkatërrua, lugina u përmbyt dhe niveli i liqenit të ri arriti kulmin më 22 nëntor 1889.
Megjithatë, pas kaq vitesh, ky fshat është kthyer. Rezervuari është vetëm në 60% të kapacitetit të tij dhe niveli i ujit është aq i ulët sa Llanwddyn i vjetër është rishfaqur, duke zbuluar themelet e ndërtesave të humbura, një urë dhe mure prej guri të thatë./ The Guardian
/rtsh.al/