E Diel, 1 Nëntor 2026

Puna sociale, organizohet konferenca e TiSSA-s nga akademikët europianë

kONFERENCA 2Në datat 23 -28 gusht po zhvillohet në Tiranë Konferenca e 11-të e TiSSA-s, që është shoqata ndërkombëtare e akademikëve për punën sociale dhe shoqërinë. Rreth 50 profesorë dhe akademikë nga universitet të ndryshme europiane janë mbledhur për këtë konferencë 5-ditore në Tiranë, nën organizimin e Departamentit të Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale. Konferenca, me mbi 100 referate të doktorantëve dhe profesorëve të fushës, sjell një vështrim mbi gjendjen aktuale ku ndodhet puna sociale sot. Në udhëkryq e ka cilësuar kreu i TiSSA´s, Prof. Hans-Wue Otto. Shoqëritë, në të gjitha vendet e Europës, po zhyten në kushte ku njerëzit ndjehen të zënë në grackë nga pabarazitë dhe të kërcënuar nga varfëria apo shpërfillja, për shkak të përkitjes në një grup të caktuar. Hapësira mes të pasurve dhe të varfërve është thelluar kaq shumë, saqë nevoja për shërbime dhe mbështetje sociale po testohet sot më shumë se kurrë më parë, pikërisht kur ndeshet me politika neo-liberale që e sfidojnë edhe vetë ekzistencën e punës sociale. Si ta shpëtojmë atë nga instrumentalizimi? Si ta lëmë larg njësimit me neo-liberalizmin Si të afirmojmë përqasjen manaxheriale në punën sociale?,këto janë disa nga pyetjet që konferenca e TiSSA-s po përpiqet të shtjellojë në 5 ditët e konferencës, që është më e madhja në llojin e vet në Europë. Konferenca ndahet në dy pjesë: diskutime dhe prezantime të doktorantëve dhe plenum i profesorëve dhe akademikëve të fushës. Këndvështrime dhe perspektiva të ndryshme u sollën në këtë konferencë, që e bën fushën e punës  sociale më të prekshme edhe në Shqipëri. Çështje të shërbimeve ri-integruese, reformës në fushën e pensioneve, ndihmën sociale, shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, marrëdhëniet mes shtetit, familjes, sektorit privat dhe shoqërisë civile në promovimin e shërbimeve sociale, politikat e strehimit, raportimi social, kujdesi në shërbimin shëndetësor, futja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasa të integruara që në shkollën fillore, motivimi si metodë për të promovuar progresin e fëmijëve në këtë nivel, vetë-organizimi për fëmijët e punësuar, ekspozimi i femrave ndaj dhunës në familje, diskriminimi gjinor në vendin e punës, stigmatizimi i viktimave të trafikimit, sjellja e atyre që banojnë në zona me mjedis të degraduar, përjashtimi social në zonat urbane, puna dhe shkolla e të rinjve, kujdesi afatgjatë për moshën e tretë, këshillimi dhe varfëria, mbrojtja e fëmijëve, përgjegjësia e punonjësit social, politikat dhe praktika sociale, si edhe roli i medias në gjithë këtë udhëkryq ku gjendet puna sociale; ishin disa nga temat e trajtuara në konferencën e TiSSA-s në Tiranë. Konferenca sjell për herë të parë në Tiranë akademikë të fushës sociale që jo gjithmonë e ka marrë kuptimin dhe mbulimin e duhur mediatik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›