Zonja që zbukuron festat e gjirokastritëve, pas shumë viteve si mësuese, ndjek pasionin e saj

Mësuese për 7 vite, më pas pasionin e saj e ktheu në punë. Kjo është Olga Papa Paguna e njohur për pasionin e saj ndër vite për organizimin e eventeve, gëzimeve familjare dhe gjithçkaje të bukur shpirtërore që njerëzit e përjetësojnë nëpërmjet një dhurate, një festimi apo një arredimi.
Në rrëfimin e saj për këtë udhëtim në rrugën e krijimit të një atelie, ajo kujton se u fut pas një periudhe si mësuese në Gjirokastër duke parë dhe tendencën e organizimit të eventeve dhe pasionin e saj të gatimit të embëlsirave me një pjatë a tryezë mjaft estetike e më pas tek gjërat e bukura si dhurata.
Zonja Olga ka mundur të fitojë admirimin e shumë udhëtarëve e klientëve që kanë shijuar embëlsirat e saj, por kryesisht zbukurimet në eventet e tyre në një ambient që shpirtërisht të ngjall gëzim, emocion dhe kjo falë përkushtimit të saj dhe si një krijuese me botë të pasur shpirtërore që ndikon për mirë në botën e të tjerëve.
Tashmë, atelieja e saj është jo vetëm e Gjirokastrës por e gjithë Shqipërisë e më gjerë.
/rtsh/