E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti Kryetar, Të nderuar Deputetë, Ky diskutim i sotëm për raportin vjetor 2000-2001 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen në një kohë kur Qeveria që unë drejtoj është e angazhuar

Zoti Kryetar,
Të nderuar Deputetë,

Ky diskutim i sotëm për raportin vjetor 2000-2001 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen në një kohë kur Qeveria që unë drejtoj është e angazhuar teresisht dhe thellësisht në një luftë komplekse kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Me lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj se terreni për të thelluar këtë luftë institucionale për korrupsionin kishte filluar më parë për shkak të lëvizjes për shendoshjen e qeverisjes që inicova në Partinë Socialiste.

Në këtë këndvështrim, ky raport që paraqitet sot për diskutim, është pak i tejkaluar në kohë, sigurisht jo për faj të Kontrollit të shtetit, por për efekte të procedurave ligjore në fuqi. Megjithatë me lejoni tu informoj se shqetësimet dhe rekomandimet që paraqet ky raport jo vetëm që janë marrë në konsideratë, por janë thelluar me tej me masa ligjore dhe komplekse. Më konkretisht, për këtë periudhë, në përgjithësi janë zbatuar të gjitha detyrat e lëna nga KLSH për përmirësimin e punës në institucionet e kontrolluara. Keshtu, janë larguar nga detyra dhjetra zyrtarë më teper nga sa ka sugjeruar vete kontrolli i shtetit. Janë dhënë rreth 200 masa disiplinore, që fillojnë nga vërejtet e deri në dënime me gjobë. Janë denoncuar në Prokurori çështje të mëdha siç është tenderi i pasaportave, i cili e dini besoj që është në përfundim të hetimit. Janë trajtuar ligjërisht të gjitha çështjet që përcaktojnë debitë e të tretëve ndaj shtetit. Sigurisht që kjo kërkon edhe mbështetjen e gjykatave presioni pozitiv ndaj te cilave vjen gjithnje duke u rritur. Ministrat do t'ju informojnë në mënyrë më të detajuar për masat e marra sipas fushave.

Mbi të gjitha me rezulton se për të gjitha këto çështje ka pasur shkëmbim informacioni shkresor ndërmjet organeve të kontrolluara dhe KLSH-së.

Pavarësisht këtyre të dhënave që sapo përmenda, dëshiroj të ndalem në një vlerësim të shkurtër të ecurisë së mardhënieve institucionale të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ekzekutivit. Tashmë besoj se e dini mirë se në vitin 1997, kur Socialistët u certifikuan nga zgjedhësit shqiptare si forcë politike në maxhorancë, unë kam inicuar, jo vetem politikisht, por edhe me ligjin e posacem nr. 8236, date 28. 08. 1997, kalimin e drejtimit të këtij institucioni ne duart e opozites. Pavarësisht gjykimeve dhe paragjykimeve të shfaqura në kohë nga opozita, sot duhet të vlerësojmë së bashku se zbatimi i kësaj nisme ishte dhe është jetik për forcimin e institucioneve të shtetit, duke zgjeruar pjesemarrjen e opozites ne qeverisje dhe duke i kuruar ato nga mjedisi abuziv dhe i korruptuar. Ne vazhdojmë të jemi të bindur se ky realitet i krijuar është mënyra më efikase për përfshirjen e opozitës në kontroll profesional dhe institucional ndaj qeverisjes, sidomos ne ceshtje sensitive si administrimi i fondeve publike. Pavarësisht këtij vlerësimi politik, marredhëniet e qeverisë me Kontrollin e Shtetit janë ligjore dhe të tilla jane edhe detyrimet reciproke.

Nuk mund të them se puna e ekzekutivit është e shkëlqyer, por as të pranoj se oponenca e KLSH-së ka qene gjithmonë profesionale. Me keqardhje, në mënyrë të përsëritur po konstatojmë se profesionalisht raportet e KLSH-së lënë shumë për të dëshiruar. Mesa duket kjo vjen nga mungesa e një orientimi të studiuar mirë për përcaktimin e objektit të kontrolleve si dhe nga mungesa e burimeve njerëzore cilësisht profesionale.

Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për mënyrën se si i kupton dhe interpreton ligjet Kontrolli i Shtetit. Intepretimet që ky organ bën jo rrallë herë shërbejnë si alibi për të mbuluar shkeljet e vërteta financiare, të cilat për hir të së vërtetës, janë konstatuar më shpejt dhe më mirë nga strukturat e kontrollit të brendshëm te ekzekutivit. Në disa raste, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vepruar në kushtet e tejkalimit të kompetencave që i njeh ligji. Kjo ka shpërqendruar vemendjen nga problemet dhe përgjegjësite reale. P.sh. KLSH rezulton se ka sugjeruar masa disiplinore në bazë të ligjit për Shërbimin Civil për persona që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Eshtë logjike e ligjit se nuk mund të mbajnë përgjegjësi këshilltarët që nuk firmosin asgjekundi, përveçse në bordero, dhe të anashkalohen drejtorë apo ministra.

Unë besoj se edhe ky raport që po shqyrtojmë sot është brenda parametrave tradicionale, (them tradicionale se as zoti Blerim Cela nuk na bëri më shumë). Ai hedh tymnajën e radhës në publik pa përcaktuar përgjegjësitë konkrete. Megjithatë, ne po vazhdojmë ta mirëkuptojmë KLSH-në, duke u përpjekur të kuptojmë më mirë konkluzionet e raporteve dhe t'i zbatojmë ato siç i kërkon ligji. Në shumë raste Kryeministrit i është dashur të aktivizojë strukturat e Kontrollit të Brendshëm për të thelluar me tej kontrollin dhe sqarimin e përgjegjësive të personave konkretë. Gjithsesi, si Kryeministër, më takon të marr në konsideratë konstatimet vjetore të Kontrollit të Shtetit dhe t'i zbatoj ato ashtu siç janë, megjithëse sic e verejta me siper ato janë zbatuar e thelluar tashmë, për shkak të veprimeve që kemi inicuar dhe po i zhvillojmë pavarësisht nga kostot politike.

Natyrisht që ne nuk e kuptojmë KLSH-në si NGO të veshur me pushtet shtetëror, por e vlerësojmë njësoj siç e ka vlerësuar zgjedhësi Shqiptar kur miratoi Kushtetutën e vendit. Kjo na obligon akoma më shumë për përmirësimin e marredhënies ligjore të KLSH-së me institucionet e tjera publike. Kështu p. sh., duket se ka ardhur koha të mendojmë për formatuar më mirë Kompetencat e KLSH-së. Duhet rregulluar gjithashtu marrëdhënia e KLSH-së me Prokurorinë, aktiviteti i se ciles, për hir të së vërtetës, çalon në mjaft nga rastet e denoncuara nga organizmat e kontrollit shteteror. Gjithashtu, duhet menduar edhe për shtrirjen rajonale të këtij shërbimi, me zyra vendore, për t'i prerë përfundimisht rrugën politizimit të çështjeve deri në nivel parlamenti, siç eshte rasti i Komisionit te fundit hetimor parlamentar. Nëse politika do të vazhdojë të sillet si prokuror apo te trajtohet si i pandehur, si inspektoriat fiskal apo si kontrollor buxheti, atëherë kot që i kemi institucionet e specializuara. Ja pse kam theksuar se levizjet e fundit te opozites ne kete drejtim godasin drejtperdrejt institucionet, sic eshte edhe ky i KLSH.

Drejtimi politik që i bëhet këtij institucioni, nuk do të thotë që kjo strukturë Kushtetuese të kthehet në strukturë partiake, që bën propagandë sa herë e do interesi politik i ditës. Kështu ndodhi p sh, në rastin e Bashkisë së Tiranës, kur për shkak të presionit te ushtruar nga diskutimi politik u nisën "taborët e kontrollit", kur vetem pak kohë më parë kishin qenë atje dhe nuk kishin konstatuar gjë. Nuk them bëne keq, por në këtë diskutim politik dhe publik, ne prisnim nga ky shërbim të dhëna konkrete dhe "jo angazhim për kontroll" .

Pavarësisht kësaj analize, e cila për hir të së vërtetës i takon opozitës për ta bërë, pasi siç thashë më lart qeveritë janë thjesht të detyruara të zbatojnë ligjin, më lejoni të theksoj se Unë jam i vendosur për ta thelluar më tej reformën në fushën e mbledhjes së të ardhurave dhe miradministrimin e tyre sipas ligjit.

Ne kemi filluar reformën në fushën e prokurimeve publike, e cila synon përmirësimin e zbatimit të parimit të leverdishmërisë ekonomike te shtetit përkundrejt shërbimit më të mirë. Gradualisht ministritë tona po kthehen në prokuruese politikash dhe jo fondesh.

Kemi inicuar dhe po presim vendimin tuaj për permiresimin e sistemit për deklarimin e pasurive të personave zyrtarë. Zbatimi korrekt i këtij ligji do të sjellë pa dyshim më shumë transparencë dhe për pasojë më shumë përgjegjshmëri para ligjit. Po ndërmarrim gjithashtu një serë hapash konkretë për thjeshtimin e burokracisë së tepërt e cila prodhon korrupsion dhe abuzim me detyrën. Jemi në fazën përfundimtare të vlerësimit të strukturave të qeverisjes, nga ku do të rezultojë mbyllja e disa zyrave që konsumojnë para buxhetore dhe prodhojnë shumë pak. Keto jane aksione te rendesishme strukturore qe do te permiresojne ndjeshem situaten edhe persa i perket luftes kunder korrupsionit.

Të gjitha këto dhe të tjera, tregojnë që puna jonë është konkrete dhe reflektim i shqetësimit legjitim për mirëadministrim të detyrave qeverisëse me sa më pak kosto, pa korrupsion dhe pa abuzime. Keto mendoj se do te ishin edhe drejtimet kryesore te punes se KLSH per te dhene nje ndihme me te prekeshme ne permbushjen e detyrimeve tona qeverisese qe te mos mbetet vetem qeveria kontrollori me i sakte i administrimit te fondeve publike..

Faleminderit !

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›