Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te vecante delegacionin e kompanise se njohur amerikane "General Electric" kryesuar nga z. Silvano Brandi. Ne filim te ketij takimi Kryeminis
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te vecante delegacionin e kompanise se njohur amerikane "General Electric" kryesuar nga z. Silvano Brandi.
Ne filim te ketij takimi Kryeministri theksoi rendesine e projektit per modernizimin e linjes hekurudhore Tirane-Durres me lidhje dhe aeroportin nderkombetar te Rinasit, i cili u nenshkrua sot.
"I gjithe ky projekt i iniciative te Qeverise i jep rendesine e duhur inicimit te investimeve ne rrjetin hekurudhor te Shqiperise, e cila nuk ka pasur vemendjen e duhur ne keto vite. Kjo inisiative gjithashtu eshte pjese e investimit ne infrastrukture ne kuader te Korridorit 8 dhe perkon me drejtimin e portit te Durresit, e cila eshte porta hyrese e ketij korrdori" tha Kryeministri.
Perfaqesuesit e kompanise amerikane theksuan interesin qe paraqet Shqiperia per investimet e kompanise se tyre edhe ne fusha te tjera si ajo e prodhimit te energjise, telekomunikacionit etj. Ata ben te njohur faktin se javen e ardhshme do te vije ne Shqiperi nje grup tjeter i kesaj kompanie per te diskutuar mbi keto çeshtje.
Kryeministri Nano u shpreh se Qeveria Shqiptare ka te gjithe vemendjen e duhur dhe jep mbeshtjen e nevojshme per te nxitur investimet e huaja, dhe ne kete kuader projektet e kompanise "General Elektrik" te cilat po nisin nga hapat konkret ashtu si dhe kompania e njohur "Locheed Martin" e cila ka filluar nga zbatimi i projektit tashme jane sinjale pozitive per fillimin e investimeve serioze ne Shqiperi.