E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate ketij takimi kryeministri rikonfirmoi angazhimin e qeverise qe drejton per te ecur ne rrugen e reformave ne vend sikurse dhe per te prodhuar ne menyre te vazhdueshme progres ne sigurine dhe st

Gjate ketij takimi kryeministri rikonfirmoi angazhimin e qeverise qe drejton per te ecur ne rrugen e reformave ne vend sikurse dhe per te prodhuar ne menyre te vazhdueshme progres ne sigurine dhe stabilitetin e rajonit tone.

"Nje vemendje maksimale dhe lufte pa kompromis i kemi kushtuar luftes kunder krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme ne vend, nepermjet ngritjes se strukturave perkatese te policise, si dhe krijimit te nje kuadri bashkepunimi rajonal dhe bilateral duke synuar luften dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale, trafikimit dhe tranzitimit te droges e qenieve njerezore", u shpreh Kryeministri Nano.

Kryeministri theksoi se Drejtesia dhe Rendi jane dy pikat kyçe te politikes se Qeverise Shqiptare te cilat do te vazhdojne te mbeten prioritare. Me kete rast zoti Nano u shpreh se ne kete drejtim jane dhe hapat e nderrmare se fundi kunder trafikut te droges per te goditur me ashpersi te gjithe infrastrukturen dhe elementet trafikante.

Kryeministri Nano e informoi delegacionin e BE-se dhe per hapat e hedhura ne drejtim te venies ne funksionim dhe me nje eficence me te madhe te Qendres Antitrafik ne Vlore ne funksion te luftes se vazhdueshme kunder te gjitha llojeve te trafiqeve.

Duke u ndalur ne ceshtje te tjera te rendesishme Kryeministri ftoi perfaqesuesit e grupit Konsultativ te BE per te vazhduar bashkepunimin per arritjen e standarteve te reja te administrates civile, ne thellimin e reformave ne polici dhe ne sistemin e drejtesise, permes mekanizmave ligjore.

Nga ana e tij z. Priebe theksoi se jane bere hapa pozitive perpara ne thellimin e reformave si dhe ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.

Ai ka theksuar bashkepunimin e ngushte ne te ardhmen si dhe ka nenvizuar se pas takimit me Bordin e Menaxhimit te ketij procesi, kemi marre lajme te mira dhe optimiste. "Eshte bere shume ne keto muaj te fundit dhe tashme sebashku do te perqendrohemi ne çeshtje te rendesise paresore per reformat e nisura".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›