Berisha: Tryeza, vetëm për kthimin e opozitës në parlament

Kryeministri konfirmon vullnetin e mazhorncës për t’u ulur në një tryezë politike, e cila merr përsipër përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të përmendura në rezolutën e Këshillit të Evropës. Gazeta publikon të plotë intervistën e djeshme të kryeministrit Berisha, në të cilën shefi i ekzekutivit ndalet gjerësisht jo vetëm në nismën e presidentit të republikës për tryezën dhe detyrimet institucionle që rrjedhin prej andej, por edhe për përcaktimin ndërkombëtar se hetimi parlamentar duhet të nisë pas mbylljes së bojkotit opozitar dhe se do të respektojë legjislacionin shqiptarKryeministri Sali Berisha i jep edhe njëherë përgjigjen pretendimeve të pabaza nga ana ligjore, e opozitës shqiptare, lidhur me hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë një interviste për “Top Channel”, shefi i ekzekutivit u shpreh se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por njëherazi edhe nëse do të kishte një mungesë të ligjit për komisionet hetimore, ndarja e pushteteve është ndër 2 apo 3 parimet themelore të çdo shoqërie demokratike. Sipas kreut të qeverisë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, thotë qartë se komisionet hetimore nuk mund të hyjnë në çështje të gjykuara. Berisha mohoi kategorikisht çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme, duke deklaruar se datat e zgjedhjeve do të jetë e diela e vitit 2013-ë. Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të zbatohet me përpikëri rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë drejtim, Berisha kërkoi rikthimin e opozitës në Kuvend. Gjithashtu, për sa i takon tryezës që pritet të thërritet nga Presidenti Topi, kryeministri Berisha tha i takon kreut të shtetit të përcaktojë temën e diskutimeve dhe të negociatave politike. Zoti Kryeministër, Presidenti sapo ka lëshuar një deklaratë, të parën, që kur është miratuar rezoluta e Këshillit të Europës, ku mirëpret gatishmërinë tuaj dhe të zotit Edi Rama për të dialoguar në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Ajo që bie në sy është se ju të tre po komunikoni nëpërmjet medias dhe media duket se është bërë si një lloj parlamenti. A është normale kjo?Së pari, më duhet të them se po vij nga një takim dhe deklaratën nuk e kam lexuar. Së dyti, unë nuk besoj se t’i ke të gjithë informacionin se ne po komunikojmë vetëm nëpërmjet mediave. Unë kam dhe një informacion tjetër; se nuk është komunikimi vetëm me media, të paktën ai trepalëshi. është edhe me media, por unë jam njeri që ruaj komunikimin plotësisht, me çdo njeri. Nuk kam patur komunikim direkt me kreun e shtetit, por ruaj komunikimin me të gjithë faktorët, përfshirë atë.Do të thotë se keni pasur një komunikim direkt me zotin Rama? Unë komunikoj me të gjithë faktorët. Pra, kam një komunikim mediatik, por kam dhe do të kem, gjithnjë, edhe një komunikim jomediatik me çdokënd, me Presidentin e Republikës, me zotin Rama, me çdo faktor të rëndësishëm të këtij vendi.Zoti Kryeministër, dje, keni thënë se një tryezë e vlefshme do të ishte një tryezë e përgatitur mirë. Sot, zoti Topi ka lënë të kuptohet se do ta përgatisë mirë këtë tryezë. Do t’ju kontaktojë ju, do të kontaktojë zotin Rama, për të krijuar temat e bisedimeve. Ne fakt, çfarë do të ishte e vlefshme për tryezën? Cilat mund të ishin temat që do të negociohen?Unë mendoj se këtë pyetje duhet t’ia shtroni atij që thërret tryezën. Ai është njeriu që duhet të paraqesë axhendën. Por, është e qartë si kristali se temë është hyrja e opozitës në parlament. Sot, ekziston një dokument shumë solid për qeverinë dhe për opozitën. Kjo është rezoluta e Këshillit të Europës. Kjo rezolutë, në arsyetimin tim, përbën bazën më solide ligjore, për të cilën jam dakord pikë për pikë. Në tërësinë e tyre, kam konstatuar se zoti Rama dhe eksponentë të tjerë rreth tij shprehen shumë të entuziazmuar nga rezoluta. Atëherë, nëse është i sinqertë entuziazmi, e them me seriozitetin më të madh, rezoluta përbën bazë plotësisht të pranueshme. Unë nuk kam asnjë rezerve për asnjë nen të saj. Pra, rezoluta përbën një bazë të shkëlqyer.Problemi është se në të tilla raste, palët e lexojnë ndryshe, veçanërisht, pikën 7, që është thelbi i saj. Ju thoni se pika 7 nuk lejon rinumërimin e votave. Zoti Rama thotë se kjo e lejon. Atëherë, çfarë do të negociohet tek presidenti?Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por të jem shumë i sinqertë, edhe në mungesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe në mungesë të ligjit për komisionet hetimore, ndarja e pushteteve është ndër 2 apo 3 parimet themelore të çdo shoqërie demokratike. Përveç kësaj, ka edhe një përcaktim të Gjykatës Kushtetuese, e cila, në mënyrën më të qartë, përcakton se komisionet hetimore nuk mund të hyjnë në çështje të gjykuara. Këtu, nuk jam unë ai që pengoj, në mënyrë absolute, kategorike, hapjen e apo mos hapjen e kutive, numërimin apo mos numërimin e votave. Këtu janë parimet më themelore të një shoqërie të lirë. Janë kushtetuta dhe ligjet e vendit që nuk pranojnë një gjë të tillë. Kam propozuar dhe propozoj që çdo dokument që zoti Rama disponon t’ia japë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka të gjitha atributet e hetimit. Më keni dëgjuar ndonjëherë që nuk pranoj që prokuroria të mos hetojë? Kurrë! Prokuroria heton në çdo kohë dhe mbi çdo gjë. Pra, kështu jemi një vend i lirë. Por, as unë, as zoti Rama, as përfaqësuesit tanë në komisione, nuk mund të marrim atribute prokurori. Pra ju e përjashtoni plotësisht nga tema e bisedimeve rinumërimin e votave?Nuk ka njeri në botë, që mund të thotë: të rinumërohen votat. Dhe të jesh e bindur që kjo nuk bëhet për asnjë qëllim tjetër, por, veçse në respekt të plotë të një shtylle kryesore të shoqërive të lira, të demokracive. Zoti Rama deklaron se nuk kërkon ndryshimin e rezultatit. Zoti Rama deklaron se unë pranoj rezultatin. Për mua, politikisht, kjo përbën motivin që unë të mos kundërshtoj për asgjë tjetër, përveç asaj çka është e pamundur! është e pamundur për mua, që unë të pranoj vlerësimin politik të një çështjeje që e kanë vlerësuar gjykatat, që e kanë ndaluar gjykatat. Gjykatat kanë vendosur: Nuk ka rinumërim pa kundërshtim gjatë numërimit. Ky është një nen universal në të gjitha kodet. Për çdo njeri humbja është e hidhur. çdo njeri, jo vetëm zoti Rama, por secili që humbet, përpiqet të gjejë një shkak apo një tjetër. Normale. Por, çfarë kam tjetër? I ofroj zotit Rama, që të marrë të gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe të Këshillit të Europës dhe unë t’i votoj. Opozita është e interesuar, dhe, absolutisht do të ketë gjithmonë mbështetjen time, për procesin zgjedhor më të lirë dhe më të ndershëm. Këtu unë nuk kam asnjë lloj hezitimi. Pra me këtë qëndrim do të shkoni edhe në tryezë? Ju keni presidentin që ka bërë disa herë këtë deklaratë. Atë që thërret tryezën, ai e ka bërë vetë disa herë këtë deklarate dhe këtij qëndrimi nuk mund t’i shmanget askush. Edhe një herë, zoti Rama ka një problem të evidentuar, le ta çojë në prokurori dhe prokuroria ta hetojë. Nuk kam asnjë lloj kundërshtimi. Përkundrazi! Nuk më shqetëson fare asgjë. A e keni imagjinuar gjatë këtyre ditëve sesi do të shkojë tryeza tek presidenti?Nuk më përket mua. Mua më përket të jem i sinqertë, i hapur, dhe të jap kontributin tim në tryezë. Sesi do të shkojë, i përket atij që përgatit tryezën. Kjo është përgjegjësia e atij që përgatit tryezën. Unë shkoj me një set propozimesh, që i kam bërë publike dhe që absolutisht janë shumë të arsyeshme. Unë shkoj me frymën për t’iu përgjigjur pikë për pikë kërkesave të rezolutës së Këshillit të Europës. Socialistët e kanë ngritur në qiell rezolutën dhe unë i ftoj të ulemi dhe, meqë nuk kemi kundërshtime, ta mishërojmë atë, ta shndërrojmë në realitet. Zoti Berisha, shpresoj të mos gaboj, por nga intonacioni juaj, duket një pakënaqësi ndaj Presidentit të Republikës? Kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, zëra nga Partia Demokratike, e kanë akuzuar zotin Topi se ka punuar kundra jush. A keni besim tek presidenti Topi? Tani, unë po takohem me Edi Ramën. Kot ma bën këtë pyetje. Unë po takohem me Edi Ramën, ato të tjerat pastaj janë dytësore. Unë po shkoj të takoj Edi Ramën. çfarë mund të them? Të them që nuk do të takoj zotin Bamir Topi? Jo, unë nuk e them atë.Por a keni besim tek Presidenti?Edhe një herë, unë po takoj zotin Rama dhe unë nuk mund të kem qëndrim tjetër, përveç takimit. Zoti Berisha, gjatë këtyre ditëve, por edhe më përpara, ju jeni takuar shpeshherë me ambasadorët. A e kuptojnë ambasadorët e Bashkimit Europian apo ambasadori amerikan situatën aktuale? çfarë i kërkojnë ata qeverisë?Unë mund t’u them një gjë: se nuk ka ambasador, nuk ka personalitet, nuk ka deputet, nuk ka njeri, që, gjer sot, në zyrën time të më ketë paraqitur kërkesë për hapje kutish. Ua them këtë me përgjegjësinë më të plotë. Diskutimet me ambasadorët janë nga më të shumëllojshmet. Janë për çështje të ndryshme. është normale që mediat të bëjnë interpretimet e tyre, por nuk do të thotë se janë të drejta. Por, për të parën mund t’ua them me garanci të plotë.Zoti Berisha, ju, herë pas here, keni deklaruar se i keni dhënë zotit Rama, me qëllimin për ta futur në zgjedhje, pak nga pak, ato që ai donte. Këto 6 muaj, ju, pothuajse, ia keni dhënë të gjitha zotit Rama menjëherë. Të paktën ofertën tuaj. A do të bëni këtë herë gjithçka që Partia Socialiste të hyjë në Parlament?Të jeni të sigurt ju se nuk ka njeri më të interesuar se unë, që ata të zënë vendet në parlament dhe unë këtë nuk e fsheh. Unë jam shumë i interesuar që opozita të zërë vendet e veta në parlament. Do të ishte shumë dëshpëruese, nëse opozita tejkalon afatet kushtetuese, sepse do të krijonte një precedent, do t’i krijonte një sfidë Kushtetutës, që nuk ia ka bërë kush kurrë. Më duhet të citoj njërin nga eksponentët më kryesore të socialdemokracisë europiane, i cili është një nga miqtë më të vendosur të së majtës shqiptare dhe mik pothuajse historik i socialistëve, zoti Svoboda. Ai tha se nuk mundet që statuti i partisë të dalë mbi kushtetutën e vendit dhe u kërkoi të jenë në parlament. Pra, do të doja shumë që ata të zinin vendet në parlament. Kam ofruar një spektër të gjerë ofertash dhe të jeni të bindur se janë bërë fund e krye vetëm nga vullneti për të qenë në parlament. Mund të mendojnë se protestat janë presion mbi mua. E fundit gjë mbi tokë që mund t’i bëjë presion Sali Berishës është protesta. Një protestatori natyral protesta nuk mund t’i bëjë presion kurrë! çfarë ju bën presion?Absolutisht vetëm protesta nuk më bën, është e vetmja gjë që nuk më bën. Duke thënë këtë, jam plotësisht i interesuar, që t’i shoh në parlament. Mund të bëjnë edhe protesta, edhe në parlament, edhe protesta, këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Por sigurisht, që jam i interesuar që ata të jenë në parlament. Zoti Berisha, dje, një nga raporterët e Këshillit të Europës, ka deklaruar se do të jenë në Shqipëri më 22 Shkurt. Që të mos merremi me thashetheme, sipas mendimit tuaj, kjo do të thotë se deri atëherë nuk do të ketë një tryeze dialogu?Absolutisht, qëndrimi im është shumë i hapur. Kushdo që është ofruar për të kontribuar, unë e kam mirëpritur dhe e mirëpres. Pra, i mirëpres me shumë kënaqësi. Mirëpres dhe kontributin e tyre. Dhe i garantoj se atë rezolutë qeveria është e gatshme ta zbatojë pikë për pikë.A jeni të gatshëm ju, që të pranoni propozimet e tyre konkrete, siç është deklaruar?Siç është rezoluta, pa asnjë hezitim. Rezoluta është kristal e qartë. Që kutitë nuk hapen. Votat nuk rinumërohen...? Mos e merrni kështu, që nuk hapen kutitë apo hapen. Nuk merret kështu. Që vendimet e gjykatave nuk shqyrtohen politikisht. Këtu është i gjithë thelbi. Nuk është kutia si e tillë, është vendimi i gjykatës, që politikisht nuk mund të trajtohet. Kur flet gjykata, politika ka vetëm një alternative: ta zbatojë. Gjykata është shprehur bazuar në nenet 116 dhe 118 se nuk mund të ketë rinumërim votash pa kontestim të tyre gjatë numërimit. Kjo do të thotë se procesverbalet duhet të kenë shënimin nga komisionerët se nuk pranon firmosjen e prosec-verbalit për parregullsi. Ky është rregulli më i drejtë, më i ndershëm, më i artë. Të bazohesh se komisionerët paskan marrë ryshfet, për këtë, duhet të kesh fakte. Unë, çdo ditë, bëj betejë të vazhdueshme kundër korrupsionit. Por, ajo bazohet me fakte, jo me deklarata. Se me deklarata të tilla mund të shpërbësh një vend të tërë. Jeni dakord që çështja të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme?Më kape pak si befas, jo për përgjigjen, por për të thënë numrin e sakte të ditëve deri me datën 28 qershor 2013. Tani, bëje vetë llogarinë, ajo do të jetë. Mund të jetë një jave më përpara se varet nga e diela, por e diela e fundit e qershorit 2013 do të jetë data e zgjedhjeve. Siç e shikon, kjo mazhorancë po funksionon me një shpejtësi, me një dinamizëm, me një efiçense të pashoqe. Atëherë?! Kjo nuk mund të diskutohet!Keni një mesazh për presidentin Topi deri më datë 22 shkurt? Unë mendoj se ato që kam pasur, i deklarova këtu, i deklarova edhe dje. Unë nuk jam njeri që komunikoj me media me të tjerët. Unë përdor të gjitha kanalet. Jam njeri i apasionuar pas komunikimit.Edhe me zotin Rama?Me zotin Rama, me media? Po me të komunikoj pa media unë. E kam ligj çështjen e komunikimit, se nuk shkon kurrë që njeriu të mos komunikojë me kundërshtarin. Kundërshtari është kundërshtar. Je i detyruar ta respektosh ashtu siç është. Zoti Berisha, jeni optimist se tryeza do te jete e suksesshshme, duke future opozitën ne parlament, sipas konceptit tuaj, për te mos shkelur vendimet e gjykatave?Mendoj se i takon atij që thërret tryezën, që të ketë vlerësimin e tij dhe përgatitjet e tij. Unë shkoj me një transparencë të plotë dhe absolute në atë tryezë dhe në çdo tryezë. Unë nuk kam asgjë të fshehur. Kushdo që të vijë, këto fjalë kam, por ky qëndrim ndaj vendimit të gjykatës është universalisht i pranuar. Kam lëshuar shumicën në komision. Nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kam bërë gabim, sepse unë do t’i bëj një konçension tjetrit. Dhe, ky përbën një vullnet të qartë. Unë jam shumicë në parlament dhe ligji përcakton që komisionet ndërtohen me përfaqësimin më të afërt, d.m.th.:, jo më shumë se një deputet diferenca. Ai do të ketë më shumë, sepse, pasi t’i zgjedhim do të heq sa të jetë e nevojshme, që ai të ketë shumicën. Dhe do të shohin të gjithë, a do ta mbaj unë premtimin tim! Unë do ta mbaj premtimin tim! Unë kaq mund të bej. Një gjë është e sigurt. Kurrë, askush, nuk i ka të gjitha në dorë. Ke ato që ke. Të tjerat i vendos zoti Rama me bashkëpunëtorët e tij....