E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, qeveria nuk është organizatë mafioze!

04-09-2013 / Gazeta 55

Ngujimi në një hotel të Shkodrës i kryeministrit në ardhje Edi Rama është shoqëruar me paranojën e përgjimit gjatë mbledhjes, aq sa ka lëshuar kumtin “po na përgjojnë”. Ndërprerja e marrëdhënieve me median dhe kërcënimi ndaj ministrave që të mos kontaktojnë me jashtë, janë tipare që i shkojnë për shtat një organizate mafioze dhe s’mund të përdoren nga një qeveri e dalë nga zgjedhje të rregullta. Por precedentët e bashkisë së Tiranës dhe PS-së flasin pë flasin për modelin e mafies që rrezikon të instalohet në selinë e kryeministrisë
Pyetja e Ditës/Mbështetjen e cilëve shkodranë more z.Rama, kur s’guxove as të bëje foto nëpër qytet?

Ka përfunduar dje në Shkodër mbledhja e kabinetit të ardhshëm qeveritar “Rama”. Dhe në ditën e dytë mbledhja zgjati 4 orë. Mësohet se Edi Rama është shqetësuar shumë rreth një interference frekuencash në foninë e hotelit dhe ka lëshuar fjalën, “po na përgjojnë” duke hutuara 19 ministrat e pranishëm. Paranoja e përgjimit ka bërë që të ndalen çdo diskutim serioz për programin qeverisës 100 ditor dhe gjithçka ka kaluar në një bashkëbisedim të lirë. Ndërsa mediat janë injoruar në çdo kontakt duke ndërprerë çdo kontakt qoftë edhe njerëzor. 
Mirëpo ndërprerja e marrëdhënieve me median për dy ditë e kryeministrit në ardhje Edi Rama është dhe një sinjal për mos transparencën që do të shoqërojë në të ardhmen mbledhjet e qeverisë së majtë. Nëntëmbëdhjetë ministrat e kabinetit janë urdhëruar të heshtin në çdo kontakt me gazetarët dhe familjarët duke instaluar një kulturë heshtje të denjë për një organizatë mafioze. Fikja e telefonave dhe mos prania në rrjetet sociale aq të preferuara janë indicie të ruajtjes së sekretit.  Padyshim edhe kontrolli i rreptë i mediave në hollin e hotel “Coloseu” në Shkodër ishte paralajmëruese për nënshtrimin pa kushte të kompanive mediatike në opozitën me kryeministrin e ri.  Edi Rama po thotë se, “flas për kur të më teket, sa herë të dua dhe për çfarë të dua”, edhe pse opinioni publik kërkon përgjigje për një sërë premtimesh të dhëna gjatë fushatës elektorale.
Padyshim qytetarët presin nga mbledhjet e qeverisë Rama të marrin ndonjë sinjal sesi do të jetë vendimi për legalizimet falas, sa do të legalizohet dhe sa do të prishen, si dhe cili do të jetë kriteri i përzgjedhur në marrjen e këtyre masave. Nga ministri në ardhje i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj dhe Cani, qytetarët kërkojnë sesi do të financohet nga buxheti i shtetit premtimi për uljën e taksave të 95 % të shqiptarëve dhe të heqjes së taksës së biznesit të vogël. Ndërsa nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja qytetarët kërkojnë të mësojnë kur do të jetë shëndetësia falas dhe kur nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore, të mos kenë më problem me ilaçet dhe shume premtime të tjera në këtë fushë. Po ashtu nga ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Erion Veliaj 1 milion qytetarë të identifikuar prej tyre si të pa punë,  si do të konkurrojnë për kapur një prej 300 mijë vendeve të punës të reja të premtuara.
Gjithashtu këtyre premtimeve kryeministri në ardhje Edi Rama dhe 19 ministrat e tij, Shkëlqim Cani, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Arben Ahmetaj,Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Ilir Beqja, Lindita Nikolli, Erjon Veliaj, Mirela Kumbaro, Lefter Koka dhe ata ministrat pa portofol Milena Harito, Blend Çuçi, Ilirjan Celibashi, do të duhet t’u japin përgjigje sa më shpejt.
Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Edi Rama nuk mund të përdorë tiparet e një organizate të fshehtë duke futur në bunker ministra, që sipas fjalës, janë shërbëtorë të interes publik dhe jo të interesave okulte. Një qeveri e dalë nga zgjedhjet e rregullta dhe të gjithë pranuara ndërkombëtarisht s’mund të sillet në këtë mënyrë. Sindroma e ish-bllokut ku udhëheqja bënte çfarë të donte pa pyetur kërkwnd  nuk mund të shërbejë më për të qeverisur një vend demokratik, të anëtarësuar në NATO, KiE, OSBE dhe pritet të anëtarësohet në BE. Transparenca e vendimmarrjes dhe kultura e komunikimet me mediat, që janë ndërmjetësuesit të mesazhit, është Abc-ja e një qeverisje të mirë dhe pa eksese.
Pyetja e Ditës-Mbështetjen e cilëve shkodranë more z.Rama, kur s’guxove as të bëje foto nëpër qytet?/“I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do tua kthej me punë të ndershme e të palodhur për ta!”. Kështu shprehet përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pas mbylljes së mbledhjes dy ditore të kabinetit të tij në qytetin verior. Nga ky koment i tij lindin disa pyetje të cilat normalisht për kulturë demokratike, kërkojnë disa përgjigje. Mbështetjen e cilëve shkodranë ka marrë Edi Rama, kur ai s’ka dalë as edhe për një sekondë të vetëm nga hoteli luksoz ku qëndroi përgjatë dy ditëve? Gazetarët të cilët kanë ndjekur hap pas hapi punimet e kabinetit “Rama” pohojnë me plot gojë se kreu i PS dhe të tijtë s’kanë bërë as dy hapa në këmbë jashtë hotelit. Dëshmitarë konkretë, madje dhe qytetarë shkodranë po ashtu pohojnë me plot gojë se dijenia e tyre e vetme për praninë e Edi Ramës në Shkodrës ka qenë ajo përmes medias, pasi kryesocialisti s’është parë në qytet. Ndërsa krejt e kundërta rezulton për Edi Ramën. Ai është mrekulluar nga “përzemërsia e besimi i qytetarëve që ka takuar në rrugët e Shkodrës”. Se cilët qytetarë ka takuar ai, askush s’e di. Më shumë se takime imagjinare, kreu i PS gënjen dhe mashtron në mënyrë të turpshme si dhe s’pranon faktin e izolimit 2 ditor në ambientin e hotelit luksoz. S’pranon tmerrin dhe panikun e atmosferës që i krijon qyteti i Shkodrës, qyteti qëndrestar dhe i pamposhtur nga etërit e tij të regjimit komunist. Gjithsesi, pyetja që vlen për Edi Ramën është se, mbështetjen e të cilëve shkodranë ka marrë ai? Sa herë ka dalë nga ambientet e hotelit luksoz? Cilat rrugë të Shkodrës ka vizituar? Të paktën qytetarët që jetojnë në përditshmëri aty s’dinë gjë që, Edi Rama t’i ketë vizituar, apo të ketë shkëmbyer dy fjalë me ta. Vizita e tij në Shkodër nisi dhe përfundoi në hotelin luksoz “Colosseo”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›