Alban Muja: "Gjuetia" e emrave të çuditshëm kosovarë
Ata nuk kanë emra të zakonshëm. Po ashtu edhe historitë e tyre nuk janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Ajo quhet Palestina, një vajzë 27-vjeçare, që jeton në Pejë, ndërsa ai quhet Tibet, një djalë kosovar që jeton e punon në Zvicër. Artisti kosovar, Alban Muja, i ka kthyer ata në "një vepër arti". Në 2005-ën realizoi një video-intervistë me Palestinën. Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe me Tibetin. Palestina ka marrë këtë emër pasi e ëma e saj dëgjoi historinë e dy të rinjve palestinezë, një vajze që ushtarët i vranë të dashurin përpara syve. Në shenjë hakmarrjeje ajo shtyp me makinë disa prej tyre. Në formë solidarizimi mes situatës së atëhershme të Tibetit dhe Kosovës ka marrë emrin edhe djali që tani i ka kaluar të 30-at. Muja i shfaq këto video në një galeri artesh, ku përveçse ngjall kuriozitetin e një publiku të gjerë, përcjell edhe mesazhin e një fenomeni.
Pas videos së Palestinës, së fundmi keni realizuar një tjetër video mbi djalin kosovar të quajtur Tibet. Si ratë në kontakt me të?
Fillimisht kam kontaktuar me vëllain e tij që jeton në Kosovë. Ai më tregoi se vëllai i tij quhej Tibet e se jetonte në Zvicër. Përveçse kishte një emër të çuditshëm, historia se si atij i kanë vënë këtë emër e bën edhe më interesant. Shoqëria jonë është mësuar të dëgjojë emra të cilët kanë lidhje me historinë e vendit tonë, kemi dëgjuar emra fëmijësh të sapolindur të cilëve iu ngjiten emra heronjsh apo heroinash të luftës. Ky, ashtu si edhe Palestina, përbënte një thyerje të traditës, dhe unë isha i entuziazmuar kur mësova për këtë fenomen. Pasi arrita të komunikoja vetë me Tibetin, udhëtova drejt Zvicrës, ku dhe është bërë intervista për videon. Ai tashmë punon në një fabrikë mobilierie dhe në një minutazh prej 5.52 minutash ai rrëfen historinë e emrit. Tibeti është fëmija i dytë i familjes. Familja ishte në kulmin e lumturisë për djalin e sapolindur, dhe ky është edhe kuptimi i vetë Tibetit. Prindërit e tij, përveçse kanë shfaqur solidaritet me situatën e atëhershme në Tibet, e cila ndante qëllime dhe ideale të përbashkëta me Kosovën si liria, përpjekja për të mbrojtur të drejtat e njeriut, familja e tij kishte edhe një tjetër kuptim në mendje për emrin që i ngjiti. Tibet-vendi më i lartë në botë.
Si artist, çfarë synoni të përcillni përmes këtyre historive?
Në këto video unë kam dashur të prezantoj rëndësinë e interpretimit dhe të ndikimit të lajmeve në shoqërinë globale, duke përfshirë këtu edhe lajmet për ngjarjet tragjike dhe jo të këndshme që shkaktojnë reagime ekstreme, ku as sot nuk është e lehtë që të dallohet kufiri mes heroizmit dhe çmendurisë.
Si në rastin e Tibetit, ashtu edhe të Palestinës, ndonëse në thelb nuk janë e njëjta gjë, kur familjarët kanë menduar t‘u vënë këta emra, kanë menduar për njëfarë solidarizimi nisur nga situata e ngjashme që ka përjetuar Kosova e asaj kohe. Kjo lidhje është interesante për mua.
Do të vazhdoni të kërkoni të tjerë personazhe të kësaj natyre?
Për mua, sikurse edhe videoja "Palestina", e realizuar në vitin 2005, ashtu edhe "Tibet", të dyja në një farë mënyre kanë përmbushur kërkimin që po bëja për këtë fenomen. Nëse do të kishte diçka tjetër të rëndësishme për artin tim, me siguri që do të vazhdoj të punoj me personazhe të tjerë, por për momentin nuk kam gjetur diçka interesante.
Ǒdo të bëhet më tej me këtë video të realizuara. Si ka reaguar publiku kur ka dëgjuar rrufimin e Palestinës?
Do t‘i ekspozoj në vende të ndryshme, ashtu sikurse ndodhi me "Palestinën", që në shumicën e rasteve është prezantuar jashtë Kosovës. Shumica kanë qenë kuriozë të dinin nëse është ngjarje e vërtetë, por përveç kuriozitetit ata arrijnë të marrin edhe mesazhin.
Kur dëgjuat për ekzistencën e këtyre emrave të rrallë?
Në vitin 2005, kur unë dëgjova për emrin e vajzës Palestina. Tërë kohës kam menduar për këta emra me histori interesante në njërën anë, por edhe të çuditshëm në anën tjetër.
Si ndjehen këta dy personazhe për emrin që mbajnë?
Të dy e dinë që kanë emra jo të zakonshëm, që kanë një histori interesante, por prapë janë krenarë se emrat e tyre tregojnë një histori, një solidarizim me popujt që kanë pasur dhe kanë një histori të hidhur.
"Play girl", videoja e realizuar në bashkëpunim me artisten Joanna Rytel, konkurron në "Tempofestival" në Suedi...
"Tempofestival" është një festival ku shpërblehen filmat më të mirë suedezë. Meqenëse videoja "Play girl" është një bashkëpunim mes meje dhe artistes suedeze, Joanna Rytel, është futur në konkurrim me 6 filma të tjerë për prodhimin më të mirë.
Aktualisht jeni duke punuar për ndonjë projekt të ardhshëm?
Së bashku me një regjisor kosovar po mendoj realizimin e një filmi dokumentar me temë kosovare, por gjithçka është në fillim. Gjithsesi, për mua është sfidë realizimi i dokumentarit, pasi nuk kam provuar më parë në këtë gjini. Ndërkohë që i jam kushtuar më shumë pikturës këto kohë dhe po përgatitem për disa ekspozita.