E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti e bekoftë Amerikën

DRITAN PRIFTI

Këto ditë po lexoj librin e ish-zv.presidentit amerikan Dick Cheney, titulluar Në kohën time (In my Time). Më bëri përshtypje përshkrimi që Dick Cheney i bën takimit me Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Pali II, në Vatikan, në janar 2004. Dick Cheney po bënte një turne ndërkombëtar për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare për SHBA për luftën në Irak.  Gjatë takimit, Papa Gjon Pali II ishte kritik për veprimet e amerikanëve, kritik për luftën dhe mënyrën si po menaxhohej situata atje. Pasi mbaroi takimi zyrtar, Shenjtëria e Tij dhe z. Cheney kishin një audiencë private kokë më kokë për disa minuta. Në një moment, Papa Gjon Pali II mori dorën e Dick Cheney, e futi mes dy duarve të tij dhe tha: God Bless America (Zoti e bekoftë Amerikën). Për mua ky moment ishte i jashtëzakonshëm. Pavarësisht ndonjë diference në mendim, pavarësisht ndonjë episodi pakënaqësie mes Vatikanit zyrtar dhe Amerikës, Papa Gjon Pali II njihte vlerën e jashtëzakonshme, kontributin e madh të Amerikës për lirinë, demokracinë dhe të drejtat njerëzore në botë, përfshirë Irakun.
Për të qenë politikisht korrekt, në kontekstin shqiptar, duke parë jashtë vetës si shqiptarë, neve na takon të themi Zoti bekoftë Amerikën dhe Europën. Ka shumë njerëz që ndjehen turbull kur shohin ambasadorin amerikan, ambasadorin e BE-së, ambasadorin gjerman, francez, italian, anglez apo holandez, që merren çdo ditë me punët tona. Ata i shohim të shkojnë në qendrat e numërimit të votave, të përveshin mëngët dhe të imponojnë me prezencën e tyre të numërohen sa më shpejt votat dhe të nxirret një rezultat përfundimtar. I shohim ambasadorët të shkojnë të përurojnë një baxho qumështi në Lushnjë për të dhënë mesazhin se vetëm me punë do arrijmë ti shpëtojmë varfërisë dhe të zhvillohemi. I shohim të shkojnë të marrin pjesë në intervista televizive apo të bëjnë humor në ndonjë emision satiriko-humoristik. I shohim të promovojnë Shqipërinë turistike. I shohim të inkurajojnë klasën politike ti shërbejë vendit, përtej interesave të ngushta partiake. I shohim të shoqërojnë investitorë në zyra qeveritarësh për të ndihmuar sado pak ekonominë tonë. I shohim të mbështesin shoqërinë civile të forcohet, të mësojë të monitorojë qeverinë dhe qeveritarët.  I shohim të financojnë udhëtime studimore të gazetarëve dhe njerëzve të mediave. I shohim të mbështesin policinë, institucionet e pavarura kushtetuese, prokurorinë dhe gjykatat. I shohim sipas rastit në krah të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të kryetarit të opozitës, të prokurores së Përgjithshme, të Policisë së Shtetit, të gazetarëve apo intelektualëve të ndryshëm.
Pavarësisht se nuk na vjen mirë që nuk jemi të zotët ti zgjidhim vetë punët tona dhe akoma na duhen ambasadorët të na tregojnë rrugën, përsëri shumë prej nesh ndjehen mirë kur ambasadorët janë aty.  Ambasadorët e SHBA-ve apo BE-së i duam akoma të na ndihmojnë. Unë kam vënë re që Shqipëria kohët e fundit po ecën mbrapa. Për shkak të kohës që e kam më të lirë se më parë, për shkak të pozicionimit politik në opozitë dhe për shkak të lëvizjeve më të shumta nëpër Shqipëri, kam kuptuar që Shqipëria po rrëshqet çdo ditë e më shumë në një diktaturë klanore.
Personalisht shoh që miq të mi prej vitesh kanë frikë të më takojnë në publik. Ata hapin numra telefoni në emra të tjerë për tu lidhur me mua, apo hapin adresa e-mail-i anonime. Kemi frikë, thonë, se na heqin nga puna. Kemi frike se na sulmojnë bizneset me tatimet. Kemi frike se fillojnë e na përgjojnë edhe ne. Kjo gjë, kam vënë re ndodh me shumë njerëz që janë të punësuar në institucione apo ndërmarrje shtetërore. Kanë frikë mësuesit që kanë mbi 20 vjet eksperiencë pune se i heqin nga puna pa asnjë arsye legjitime, por vetëm se u takuan për kafe me një opozitar. Kanë frikë mjekët ti shohin me opozitarë. Kanë frikë edhe njerëzit e thjeshtë, se diku regjimi qeveritar do ti godasë, nëse i shohin në shoqërinë e opozitarëve. Ky është një rikthim në luftën e klasave, shumë i dhimbshëm dhe çnjerëzor në një shoqëri që quhet demokratike. Në fakt, pushteti të godet pa mëshirë. Çdo pushtetar, nga qendra në bazë, të godet pa pasur asnjë frikë nga ligji. Askush nuk mban përgjegjësi për mijëra gjyqe që shteti humb me të shkarkuarit padrejtësisht nga puna.
Frika e madhe që është përhapur në popull për pushtetin diktatorial që godet është e bazuar në fakte. Unë deri një vit më parë isha ministër Ekonomie në qeverinë Berisha. Sapo u largova nga kjo detyrë, dhe sidomos pasi kalova në opozitë, filloi goditja ndaj meje. Të gjithë personat që unë kisha futur në punë gjatë një viti si ministër, deri edhe ndonjë roje dere apo pastrues, u shkarkuan nga puna pa asnjë shkak. Bashkëshortes sime iu bë një kontroll tatimor për shitjen e aksioneve në një fabrikë dhe iu vu një gjobë prej 25 milionë lekësh të rinj, sigurisht e jashtëligjshme. Kontrolli normal nga Tatimet Fier nxori gjithçka në rregull, kurse kontrolli i porositur nga Tirana, sajoi një gjobë gjigande. Gjoba u ankimua në Gjykatë dhe sigurisht që Gjykata e quajti gjobën të padrejtë. Shteti vazhdoi pa hezitim të gërmonte nëse ndonjë kushëri imi i largët ishte akoma në punë dhe ta hiqte atë urgjent nga puna. Vazhduan gërmimin nëse ndonjë mik a shok kishte ndonjë biznes, ku mund të vihej sërish gjobë. Kur u sollën me mua në këtë mënyrë, me mua që i pari i dhashë maxhorancën në Parlament, këta nuk pyesin as për një njeri tjetër të thjeshtë, që ska asnjë fuqi ti përballojë.
Stili i goditjes së çdo kundërshtari politik, i heqjes nga puna, i shkatërrimit të gjithë familjes e fisit, i gjobave tatimore, i denigrimit me polici, i baltosjes me media, deri dhe i arrestimit për qejf e mbajtjes disa ditë në burg, është kulturë politike e Berishës dhe Metës. Të gjithë e dinë që këta janë hakmarrës.
Përveç dhunës, diktaturës, presionit dhe baltosjes, maxhoranca e sotme e pasuruar shpejt dhe lehtësisht, ka filluar të përdorë në stil të gjerë joshjen me para dhe vende pune. Aty ku nuk funksionon presioni, ofrohen para dhe vende pune për të blerë dhe asgjësuar kundërshtarët.
Kam ndjekur me vëmendje zgjedhjet e Këshillit të Qarkut Fier. Para disa javësh u bënë zgjedhjet dhe fitoi kandidati i Partisë Socialiste, sepse kjo parti kishte mbi 20 këshilltarë më shumë se koalicioni i djathtë. Pas votimit, PD gjeti një arsye të çonte çështjen në Gjykatë, dhe pezulloi fillimin e punës nga kandidati fitues i PS-së. U gjend lehtësisht nga ish-ministri i Drejtësisë, z. Alibeaj, një gjyqtare që të pezullonte çdo gjë, deri sa PD-ja të kishte mundësi të blinte mbi 20 këshilltarë të majtë për të ribërë votimet për Kryetarin e Këshillit të Qarkut. Ka rreth 1 muaj që z. Alibeaj i PD-së, një prefekt i LSI-së dhe disa drejtorucë të tjerë, kanë kapur çdo këshilltar qarku të PS-së dhe i kanë ofruar nga një vend pune dhe 5 milionë lekë në dorë për votën e tyre në votimin e radhës. Kam parë me sytë e mi një sms që Albert Sanxhaku, ish-kryetari humbës i Bashkisë Lushnje, i dërgonte një kushëriri të një këshilltari socialist të një komune në Lushnje. Ai ofronte një vend pune dhe 5 milionë lekë në këmbim të votës për kryetarin e Qarkut. Presionet dhe ofertat janë të tmerrshme. Një këshilltar tjetër ka vëllanë në burg dhe ish-ministri Alibeaj e kërcënon se nëse nuk i jep votën PD-së, vëllait në burg do ti vështirësohet jeta. Këta pushtetarë të PD-LSI po fusin çdo ditë në punëra provizore gra të këshilltarëve të majtë apo të afërm të tyre, me qëllim që të jepet vota për PD. Në disa komuna dhe bashki të qarkut Fier, pas

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›