Zoti kryebashkiak, merreni në dorë këtë stres të përditshëm
Ka gati dy vjet qe sherbimi i transportit urban ne Tirane eshte privatizuar. Eksperienca boterore tregon se kalimi ne administrim te privatit i ketij sherbimi jetik per qytetaret çon realisht ne permiresime tendjeshme. Shteti e perdor kete kalim, (sikunder u mendua tek ne me te drejte) ne raste te keqfunksionimit te tij per arsye nga me te ndryshmet. Por ç’ndodhi me kete sherbim ne Tirane me privatizimin e tij? Asgje nuk ka ndryshuar ne cilesine e tij.
Autobuset jane po njesoj te piset, po njesoj sherbim i faturinove, mbledhin leke ne dore duke ua shpifur njerzve te shkrete me levizjet e tyre neper autobuse, (vaj me det kur fatorinoja eshte i dhjamosur tej normales).
Por gjeja qe te ben me shume nevrik eshte shpejtesia e levizjes se tyre. Nuk kam pare ndonje vend ne bote, do te thosha, te qarkullojne mekete shpejtesi e ritem si tek ne. A jemi të vetëdijshëm se shpejtesia dhe rritja e ritmit eshte qellim madhor i shoqerive të sotme? Ju keshtu u vidhni padrejtesisht njerzve te thjeshte kohen e cila eshte nje borxh i pakthyeshem. Pse duhet te harxhojne ata mijera nenpunes, arsimtare dhe shtresat e varfera te popullsise (nga te cilet burojne fitimet tuaja) per mberritjen ne kohe ne qendrat e tyre te punes rreth 30 minuta me shume?
Zoti Kryetar i Bashkise, shume social ne dukje dhe paraqitje, merreni ne dore kete stres te perditshem dhe humbje kohe dhe energjie te njerezve te thjeshte, merruni me higjienen e autobuzeve qe eshte per faqe tezeze, rrituni shpejtesine e levizjes dhe jo sikur jane makina kortezhi varrimi.
Para pak ditesh ne heshtje dhe pa buje bene nje ritje rreth 50 % te çmimit te biletave dhe aboneve. Populli nuk u ndje se është mesuar tani me veshtiresitë e krijuara nga paaftesia e vazhdueshme qeverisëse. Nje llogari e thjeshte per 22 dite pune ne muaj, po t’i shtosh dhe subvencionin qe merr shoqeria e transportit urban, del se eshte njesoj sikur te udhetosh me bilete çdo dite. Ç’vlere ka pas kesaj abonimi? Zoterinj pergjegjes, zgjidheni kete problem te cilin, ju mbeshtesim qe e privatizuat, por, sikunder ndodh dhe ne qytetin me provincial ne bote, vëruni kushte lehtesuese per qytetaret, ndryshe ç’kuptim ka ky privatizim?
Lutemi botojeni kete shqetesim qe ju siguroj se eshte i shume qytetareve te varfer.