PS-PD akuza për privatizimet

Akuzat mes opozitës dhe mazhorances për monopolizim te ekonomisë shqiptare kane vazhduar edhe gjate raportimit ne këtë organ te ministrit te ekonomisë Nasip Naco ne lidhje me privatizimin e 1280 objekteve shtetërore. Sipas socialisteve, monopolizimi i tregut ka prekur çdo pjese te ekonomisë shqiptare, duke filluar nga karburantet dhe energjia elektrike. Ndërsa deputetet demokrate janë kundërpërgjigjur me akuza për Bashkine e Tiranes. Ne këtë komision opozita paraqiti dhe raportin e autoritetit te konkurrencës qe zbulon disa prej monopoleve te tregut ne Shqipëri.
Shpërndaje