E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret e ?Gërdecit? ne proteste

Zvarritjet e shumta te procesit për tragjedinë e ?Gërdecit? dhe lirimi nga qelitë i te akuzuarve kryesore ka irrituar familjaret e viktimave. Ata kane protestuar para gjykatës se tiranes, duke kërkuar qe procesi te zhvillohet çdo dite. Familjaret bene apel për drejtësi ne emër te 26 jetëve te humbura ne shpërthimin tragjik te 15 marsit 2008. Madje ata lajmëruan edhe një proteste para kryeministrisë ditën e mërkurë. Vetëm pak dite me pare, te pandehurit me te rëndësishëm te procesit, ish drejtori i MEIKO-s, Ylli Pinari, pronari i kompanisë ?Alba-Demil? Mihal Delijorgji, ish drejtori Dritan Minxolli dhe ish-ushtaraku Sokol Ngjeci, u nxorën nga qelitë pas shkeljes se afateve te paraburgimit, te gjithë ata tashme gjykohen ne gjendje te lire.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›