Zubizarreta: E dinim se Villa është një lojtar i madh

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka insistuar se performanca e David Vijës për Atletiko Madridin në barazim 1-1 të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës nuk ka ardhur si një surprizë për katalanasit.
Sulmuesi me përvojë u largua nga “Camp Nou” për tek Atletiko Madridi në merkaton e kësaj vere për një tarifë prej vetëm 2.100.000 €, ndërkohë që i shënoi klubit të tij të vjetër, pas një paraqitjeje mahnitëse. Dhe Zubizarreta ka theksuar se ata ishin në dijeni të cilësisë së sulmuesit edhe kur e lejuan të largohet nga Barcelona. “Ne të gjithë i njohim cilësitë e Davidit dhe aftësitë e tij për të shënuar, – tha Zubizarreta për katalanasen “Sport”.
Ne e dinim se kishim një lojtar të madh në skuadrën tonë, por e lejuam të shkonte diku për të luajtur më shumë. Ne i dëshirojmë atij çdo të mirë tek Atletiko. Ai gjithmonë do të ketë atë instinktin e “grabitqarit” para portave kundërshtare.
David Vija ka shënuar 48 gola në 116 paraqitjet zyrtare për Barcelonën, nga mesi i vitit 2010 deri në qershorin e vitit 2013./indeksonline/