Chelsea fiton për kryesim

Ekipi i Chelseat ka shënuar fitore në kuadër të javës së dytë të Premier League, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2 me 1, por të mjaftueshëm për të marrë tre pikë të reja dhe për të mbajtur kryesimin në Premier League, pasi ka 6 pikë pas dy ndeshjeve.
Golat në këtë takim u shënuan nga Lunaë min. e 6-të i cili shënoi autogol, ndërsa barazoi Benteke në min. e 43-të. Golin e dytë dhe të fitores për Chelsean e shënoi serbi Ivanovic në min. e 73-të.
Chelsea ndeshjen e radhës do ta luaj të shtunën ndaj Bayern Munich në kuadër të Superkupës së Evropës, gjë që ishte edhe arsyeja edhe pse luajti sonte ndaj Aston Villas./indeksonline/